Dafina Zeqiri braktis angazhimet, festa e Bajramit e gjen prane familjes
E Marte, 21 Gusht 2012
Dafina Zeqirin edhe pse vera e ka gjetur te ngarkuar me koncerte dhe turne neper Shqiperi dhe trojet shqiptare, ajo ka gjetur kohen per te ndare disa dite per te pushuar dhe per t'u argetuar me shoqeri ne plazhet e Dhermiut. Por, pas pushimeve, per festen e Fiter Bajramit, Dafina eshte kthyer tek familja. Bashke me nenen e saj dhe shume familjare, ajo ka shijuar dreken tradicionale te Bajramit. Kengetarja nuk ka hezituar qe fotografite familjare nga ky moment t'i publikoje ne profilin e saj publik, ne rrjetin social "Facebook". Me mbishkrimin "Urime festa e Bajramit! Dashuri. Familje", kengetarja ka publikuar edhe fotografi me te emen, qe ne shumicen e intervistave, nuk e le pa e permendur. E pas momenteve festive dhe relaksuese ne gjirin familjar, Dafina u eshte kthyer fansave te saj. Mbreme, ajo ka marre pjese ne nje koncert te organizuar ne qytetin e Podujeves.