Uejni Runi, dy muaj larg fushave
E Marte, 28 Gusht 2012
Sulmuesi i Mancester Junajtid, Uejni Runi, mund te mbetet dy muaj jashte fushave te blerta. Demtimi qe pesoi Runi ne ndeshjen e kaluar me Fulhemin nuk ka rezultuar i lehte, sic parashikohej. Sulmuesi i Djajve te Kuq do te mungoje ne ndeshjet e para te Premier Liges, por edhe ne at te Champions. Gjithsesi, Ferguson mund te ngushellohet me faktin se ka nje sulmues tjeter, Robin van Persin, i cili do te mbaje peshen kryesore te sulmit, deri ne rikthimin e Runit. Ndaj Fulhemit, holandezi shenoi golin e pare dhe Mancester Junajtid mori tre piket e para ne kampionat.