PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)
Balle per balle per Reformen Zgjedhore

Balle per balle per Reformen Zgjedhore


E Shtune, 02 Qershor 2007

Bashkekryetaret e Komisionit te Reformes Zgjedhore, Ilir Rusmali, minister i Drejtesise, perfaqesues i PD-se, deputeti Kastriot Islami, perfaqesues i PS-se jane shprehur ne favor te nje reforme te thelle zgjedhore, e cila do te filloje me sistemin zgjedhor deri ne nderhyrjen ne Kushtetute, duke shprehur besim ne shmangien e krizes presidenciale

Ilir Rusmali

Kur mendoni se do te filloje pune realisht Komisioni i Reformes Zgjedhore?

Tashme Komisioni i Reformes Zgjedhore eshte mbledhur, ka bere konstituimin e vet, ka bere mbledhjen e pare nen drejtimin e Kryetares se Parlamentit dhe ka zgjedhur sekretarin e komisionit. Sigurisht qe kemi pasur edhe nje konsulte fillestare per axhenden e veprimtarise te komisionit. Jemi duke bere nje pjese shume te rendesishme te punes pergatitore te komisionit, e cila lidhet me eksplorimin e vizionit te partive politike qe marrin pjese ne Komisionin e Reformes Zgjedhore per tematikat e reformes. Kjo do te na ndihmoje ne qe te mund te percaktojme me saktesi nje axhende te punes e cila te jete koherente me zhvillimet politike. Sigurisht qe individualisht, gjithsecili nga ne ka percaktuar kush mund te jene temat e rendesishme te veprimtarise se komisionit. Me sa duket, tema qe prek me shume interesat e te gjitha partive politike, eshte tema e sistemit te zgjedhjeve. Ka nje ndjeshmeri te madhe te shprehur publikisht nga lidershipi kryesor i partive politike per te rishikuar dhe ndoshta per te modifikuar sistemin e zgjedhjeve qe percakton Kushtetuta shqiptare. Tendencat shkojne nga adoptimi i sistemit te zgjedhjeve proporcionale, deri tek adoptimi i sistemit te ngjashem me ate qe kemi sot ne fuqi me pak modifikime, me sens permiresues. Pastaj eshte ceshtja e administrates zgjedhore, modifikimet e nevojshme per te rritur profesionalizmin, per te rritur transparencen, por per te rritur ne menyre te vecante performancen e administrates zgjedhore. Fenomenet negative qe kane shoqeruar administraten zgjedhore sipas formules qe kemi sot ne fuqi, tashme dihen. Dihet edhe veshtiresia qe prodhon formimi i politik i administrates zgjedhore, sidomos kontestimi i vazhdueshem me ose pa argument i procesit. Ne do te perpiqemi besoj me mirekuptimin e te gjithe anetareve te komisionit qe t’i japim nje pergjigje kesaj. Sikur ka edhe nje numer ceshtjesh te tjera te rendesishme qe duhet me doemos te perfshihen ne axhenden e komisionit, sepse jane lene per nje kohe te gjate pas dore. Thjesht per ilustrim, po permend per shembull ceshtjen e pjesemarrjes se grave ne jeten politike, provimit te pjesemarrjes se tyre nepermjet edhe rishikimit te kuadrit ligjor per zgjedhjet. Menyra me e shpejte, menyra klasike e promovimit te grave, eshte rishikimi i sistemit zgjedhor, adoptimi i sistemit zgjedhor qe promovon pjesemarrjen e grave ne politike. Keto jane tema qe ne presim te na i propozojne anetaret e komisionit ne emer te partive te tyre politike. Ne mbledhjen e pare te komisionit ne kemi rene dakord qe anetaret sipas partive perkatese, do te na paraqesin me shkrim konceptin e tyre, jo vetem per tematiken, per permbajtjen, por edhe per menyren se si duhet te organizoje punen komisioni, per asistencen teknike qe do te marrim si komision, per rendin e veprimeve, per axhenden konkrete, cilat do te jene temat prioritare dhe cilat do te jene ne vazhdimesi dhe keshtu me radhe. Keshtu qe, une besoj se komisioni me mbledhjen e pare te tij, ka filluar realisht nga puna. Kjo pjese e punes sigurisht qe nuk eshte e dukshme, pasi njerezit jane duke punuar brenda stafeve te tyre politike, brenda shtabeve te partive politike, per te prodhuar dokumentin me serioz te mundshem nga kendveshtrimi respektiv.

Ne cilat pika do te nderhyhet ne Kushtetute?

Sigurisht qe nuk eshte paravendosur nderhyrja ne Kushtetute dhe se ku do te nderhyhet. Une mund te flas ketu nga kendveshtrimi i Partise Demokratike, qe une perfaqesoj. Ne nuk kemi vendosur parakushte ne punen e ketij komisioni. Kemi qene te hapur per te bere nje reforme sa me te plote dhe qe t’i pergjigjet sa me mire nevojave qe ka politika shqiptare. Qe do te thote qe, ne qofte se reforma jone do te kerkoje nderhyrje ne Kushtetute, ne nuk e konsiderojme kete tabu. Sigurisht qe Kushtetuta preket nga reforma zgjedhore, sepse ka dispozita te posacme qe trajtojne zgjedhjet. Preket ne formulen qe percakton sistemi zgjedhor, preket ne formulen qe percakton kompozimin e administrates qendrore zgjedhore me emrin KQZ qe eshte sot, emri mund te ndryshoje sepse mund te ndryshoje struktura po te dale e nevojshme. Preket ne ceshtje qe kane te bejne me pushtetin vendor, menyren se si zgjidhet ai dhe si perfaqesohen qytetaret ne pushtetin vendor, e keshtu me radhe. Ka nje numer te kufizuar dispozitash qe prekin kete reforme. Nese do te shkojme dhe per te plotesuar reformen, do te bejme amendamente kushtetuese, kjo eshte nje gje qe do ta vendose tryeza e komisionit, ndoshta pse jo dhe tryeza eventuale e perfaqesuesve te partive politike. Por, me duhet te them, qe nuk ka perse te diskutohet tabu, ne rast se partite politike e konsiderojne te nevojshme, ne mund te nderhyjme. Mandatin besoj se e kemi per te nderhyre edhe ne paraqitjen e amendamenteve te Kushtetutes.

Do te perfundoje Reforma Zgjedhore perpara zgjedhjes se Presidentit? Dhe ne rast krize presidenciale, cili do te jete roli juaj ne pershpejtimin e kesaj reforme?

Une besoj qe dy gjerat te mos konsiderohen te lidhura me njera-tjetren. Reforma Zgjedhore eshte nje reforme qe ka nje qellim me largpames, se sa nevoje imediate per te kryer nje proces te zakonshem kushtetues, sic eshte ai i zgjedhjes se Presidentit. Ne qofte se do te kondicionojme njeren me tjetren, une besoj se ne, me ose pa dashje ndihmojme ne krijimin e krizave politike dhe institucionale te panevojshme. Ne duhet te marrim seriozisht te dy proceset. Te marrim seriozisht Komisionin e Reformes Zgjedhore per t’i dhene vendit nje ligj, i cili t’i pergjigjet nevojave te kohes dhe te pasqyrojme me mire, ne menyren me te pershtatshme te mundshme objektivin politik te shqiptareve per te zhvilluar ne Shqiperi procese zgjedhore te lira dhe te ndershme, te pakontestueshme nga konkurruesit apo nga faktore te tjere qe vezhgojne procesin. Sikurse, duhet qe te bejme te gjitha perpjekjet qe dispozitat kushtetuese qe percaktojne proceduren e zgjedhjes se Presidentit, t’i zbatojme me vullnetin me te mire te mundshem. Me qellim qe te realizojme nje proces modern te zgjedhjes se Presidentit dhe jo nje krize model, sic mund edhe te paralajmerohet me frike nga vezhgues te ndryshem. Dispozita kushtetuese per zgjedhjen e Presidentit eshte nje dispozite qe imponon kompromis, por qe ka edhe nje potencial te larte krize. Eshte ne pjekurine e politikes shqiptare qe ta zbatoje dispoziten sipas qellimit te saj, qellimit per te imponuar zgjidhje dhe jo per te shkaktuar krizen.



Kastriot Islami

Kur mendoni se do te filloje pune realisht Komisioni i Reformes Zgjedhore?

Komisioni pas konstituimit eshte duke punuar per grumbullimin e sugjerimeve nga anetaret e komisionit ne funksion te pergatitjes se procedures se funksionimit, listes se ceshtjeve qe do te shqyrtohen, projekt programit/kalendarit te veprimeve etj. Kjo eshte nje veprimtari e rendesishme ndonese jo mediatikisht e dukshme. Po grumbullohet bibliografia e nevojshme. Po reflektohet per menyren e asistences profesionale dhe certifikimit, vendase e te huaj. Po mendohet te ngrihet nje sistem i konsultimit per ceshtjet themelore. Pra veprimi ka filluar…I kemi derguar se bashku me zotin Rusmali nje “kerkese” anetareve te komisionit per te na derguar me shkrim te gjithe sugjerimet e tyre per te gjitha keto ceshtje.

Ne cilat pika do te nderhyhet ne Kushtetute?

Ne te gjitha ato pika qe do te paraqitet e nevojshme. Ceshtja e zgjedhjeve eshte e reflektuar ne Kushtetute ne momentin e perkufizimit te sistemit zgjedhor dhe te KQZ. Ne rast se konkretisht keto dy momente do te prekeshin, atehere do te shtrohej ceshtja e nderhyrjes ne Kushtetute. Konkretisht do te flitet ne momentin e duhur, eshte ende shpejt per nje pergjigje konkrete. Mund te ndodhte qe te vendosej qe sistemi te mos jete i fiksuar ne Kushtetute, edhe ky do te ishte nje opsion. Por edhe ky do te diskutohet e vendoset ne vijim...

Do te perfundoje Reforma Zgjedhore perpara zgjedhjes se Presidentit? Dhe ne rast krize presidenciale, cili do te jete roli juaj ne pershpejtimin e kesaj reforme?

Une nuk besoj ne krize presidenciale dhe mbetem optimist ne zgjedhjen permes konsensusit te Presidentit te Republikes. Ne vendimin e Kuvendit per krijimin e Komisionit Parlamentar te Reformes Zgjedhore parashikohet nje periudhe tremujore per kryerjen e Reformes Zgjedhore. Keshtu, edhe ky vendim eshte projektuar mbi bazen e zgjedhjes konsensuale te Presidentit te Republikes. Gjykoj se reforma elektorale duhet te jete me shume cilesore sesa e shpejte, natyrisht duke shmangur cdo lloj zvarritjeje. Nxitimi nuk besoj do te garantonte cilesine e kerkuar dhe te merituar te kesaj reforme. Zgjedhjet e ardhshme duhet te jene perfundimisht ne perputhje te plote me standardet evropiane; dhe kjo reforme duhet ta garantoje kete sukses. Une mbetem i angazhuar per suksesin e reformes natyrisht duke respektuar edhe shpejtesine.

Pergatiti: Denis Dedej


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat