KOHA JONE
E Enjte, 23 Maj 2013


Sarande, te huajt rrisin cmimin e banesave


E Premte, 07 Gusht 2009

Sezoni turistik rrit cmimet e banesave ne qytetin e Sarandes deri ne 1000 euro meter katror. Vendasit njoftojne se te huajt po vershojne ne pasurite e paluajtshme te qytetit bregdetar. Keshtu qyteti i Sarandes shfaq nje tjeter pamje te profilit turistik, pasi nje numer jo i paket shtetasish te huaj jane bere bleres te apartamenteve te ndertuara vitet e fundit. Jane shtetas italiane, gjermane e norvegjeze, qe kane blere apartamente ne Sarande. Maro dhe Juliano, dy prej italianeve nga qyteti i Torinos, jane bleresit e nje apartamenti ne nje prej ketyre pallateve te banimit. Ata thone se, vijne disa here ne vit dhe ndjehen si ne shtepine e tyre. "Disa vite me pare kam hezituar te blej nje apartament ne qytetin e bukur te Sarandes, por me kalimin e kohes u binda se t,e behesh pronar i nje apartamenti jashte Italise, nuk eshte shume e veshtire, pasi Shqiperia i ka te gjitha mundesit juridike per te kryer nje procedure te tille", shprehet Juliano, 45 vjec, babai i dy femijeve te rritur. ta thone se edhe 1000 euro qe ka kushtuar metri katror, jane pak krahasuar me koston e shtepive ne destinacione te tjera mesdhetare. Vec kesaj, ata ndjehen te fituar edhe ne nje llogari tjeter qe bejne. Deri ne Korfuz vijne me avion, ku zbresin ne aeroportin nderkombetar te ishullit helen. Keshtu largesia mes Italise dhe Sarandes shkurtohet mjaft, kundrejt nje kostoje te ulet te udhetimit. Ata jane perfitues nga cmimet e lira te fluturimeve ajrore drejt Korfuzit, qe po te fluturonin drejt Tiranes, do t'u kushtonte 2-3 here me shtrenjte. Disa zyra noteriale ne Sarande konfirmojne se numri i blerjes se apartamenteve nga te huajt jep sinjale rigjallerimi dhe vijne ne rritje ne keta muaj vere. Genc Nikolla, nje noter me pervoje ne qytetin e Sarandes, shprehet se gjate ketij viti, kane dokumentuar pasuri te patundshme rreth 10 shtetas te huaj, kryesisht perendimore, te cilet pasi kane ardhur si turiste nje ditor, tashme jane bere banore vendas. "Shume prej tyre shprehin habi per vleren e apartamentit, pasi keto cmime nuk i gjen ne asnje shtet tjeter te Mesdheut",-shprehet Nikolla. Sipas tij, te gjithe shtetasit e huaj nuk "vrapojne" per te blere banese nje apo dy kateshe, por deshira e tyre eshte te kene nje apartament dhe te jetojne me vendasit. Qyteti i Sarandes shtrihet pergjate gjirit te detit Jon, i cili kufizohet midis Kepit te Dentes, aty ku derdhet Lumi i Bistrices ne det, dhe ne veriperendim me Kepin e Paledhese, me nje gjatesi prej rreth 7.5 kilometra dhe gjeresi maksimale nje kilometer. Saranda ka nje klime tipike mesdhetare. Dimri eshte i bute dhe me lageshti, ndersa vera e thate dhe e nxehte. Temperatura mesatare vjetore eshte 16-18 grade. Temperaturat me te larta shenohen ne vere dhe arrijne ne 25-26 dhe nganjehere deri ne 36 grade.

Deshmia

Genc Nikolla, nje noter me pervoje ne qytetin e Sarandes, shprehet se gjate ketij viti, kane dokumentuar pasuri te patundshme rreth 10 shtetas te huaj, kryesisht perendimore, te cilet pasi kane ardhur si turiste nje ditor, tashme jane bere banore vendas.







© 1991 - 2013    Koha Jone   - Te gjitha te drejtat e rezervuara       Programing © WebPhotoPro.com