![]() |
E Merkure, 19 Qershor 2013 |
Vasco Rossi, drejt altarit pas 25 viteve bashkejeteseE Enjte, 10 Maj 2012 Nje nder kengetaret me te famshem te te gjitha koherave te muzikes italiane, qe vjet pati jo pak telashe me shendetin, ka njoftuar se se shpejti do te martohet. Mediat italiane raportojne se Vasco Rossi ka vendosur me ne fund te lidhe kurore me partneren e tij Laura Schmidt. Por kjo nuk do te jete nje nga ato ceremonite madheshtore te VIP-ave, pasi, se fundmi, shume prej tyre zgjedhin vetem ceremoni private. Keshtu do te jete edhe kjo e Rossi-t, i cili ne profilin e tij ne rrjetin social "Facebook" ka lajmeruar per martesen e tij dhe se do te jete nje ceremoni civile teper private. Kjo eshte nje nder ato martesat e rralla, pasi cifti bashkejeton prej 25 vitesh dhe vetem kete jave kane zgjedhur te lidhin kurore. Kete njoftim, kengetari e ka shoqeruar me dy imazhe te tyre qe tregojne per nje cift teper te lumtur e qe duket se kane jeten perfekt. Laura Schmidt, me te cilen Rossi jeton prej 25 vitesh, eshte nje milaneze me origjine gjermane. Ajo eshte 17 vjet me e re se kengetari italian. Ne nje interviste te hershme te vitit 1996 per "Corriere della Sera" ajo pati deklaruar: "Ai ka qene i pari dhe i vetmi mashkull ne jeten time. Jam rritur me te dhe kam mesuar gjithcka prej tij". Duke qene nje jete e gjate bashke, kur eshte pyetur per tradhtine, Laura eshte pergjigjur: "Nese do te kishte ndonje aventure s'di te them se si do te reagoja, sepse per keto gjera mendoj qe eshte me mire te mos e dish kurre cfare ndodh". Fryt i bashkejeteses eshte edhe djali i tyre 21-vjecar, Luca. |
© 1991 - 2013 Koha Jone - Te gjitha te drejtat e rezervuara Programing © WebPhotoPro.com