KOHA JONE
E Enjte, 23 Maj 2013


Berisha: Vlora, destinacioni i pare turistik


E Shtune, 02 Qershor 2012

Kryeministri Berisha ka marre pjese dje ne inaugurimin e rindertimit te tunelit te Vlores, qe ndodhet ne zone e quajtur "Uji i Ftohte". Rindertimi i tunelit eshte nje investim i qeverise qe kap vleren e 100 milione lekeve dhe ka nje gjeresi prej 11 metrash dhe nje lartesi prej rreth 4.5 metra. Gjate fjales se tij, kryeministri eshte shprehur se ky investim vjen plotesisht i merituar per pamjen dhe funksionin dinjitoz qe Vlora meriton. Berisha u shpreh se tuneli ishte i ndertuar gati para 70 vjetesh dhe per gjate gjithe kesaj kohe kishte mbetur ne skeletin e tij natyror dhe sot ai erdhi i veshur bukur, vjen si nje tunel i denje per cdo qytet modern, i denje plotesisht per Vloren. Ne fjalen e tij, Berisha u shpreh se ky investim u shtohet mbi 400 milione eurove te investuara ne qarkun e Vlores, per te permiresuar me shume jeten e qytetareve ne kete qark te bukurive mahnitese dhe potencialeve te jashtezakonshme turistike. "Qeveria gjate ketyre viteve ka ndertuar ne qarkun e Vlores 300 kilometra rruge, nga te cilat jane rruge kombetare 143 kilometra, nga Ura e Mifolit ne Konispol, jane rruge komunash dhe bashkishe 157 kilometra, nder te cilat me kryesoret jane rruga e bregut, autostrada Vlore-Fier, rruga Trans-Ballkanike dhe rruge te tjera", - eshte shprehur kryeministri. Gjithashtu, ai ka theksuar faktin se pervec infrastruktures, Vlores i jane shtuar dhe do t'i shtohen edhe investime te tjera. "Ne Vlore ka perfunduar ujesjellesi i qytetit, nje nga ujesjellesit me te mire te vendit, ne te cilin u investuan rreth 26 milione euro me kapacitet per te furnizuar Vloren 24 ore me uje te cilesise se larte. Ne Vlore ka perfunduar impianti i perpunimit te ujerave te zeza dhe ky nje investim tjeter madhor i qeverise dhe jetik per qytetin turistik te Vlores, impiant, i cili pasi te funksionoje, do te beje qe ujerat e gjirit te Vlores, te jene nder ujerat me te pastra te te gjithe brigjeve te Mesdheut", - u shpreh Berisha. Kreu i qeverise ka ftuar kryetarin e bashkise qe se bashku me ministrine, te organizojne sa me shpjet lidhjet me kolektorin dhe eshte ne interesin me jetik dhe ne te mire te Vlores, fillimi i funksionimit te ketij impianti, i cili do t'i jape nje dimension krejt tjeter kushteve turistike ne qytetin e Vlores. Gjithashtu, ne Vlore fillon investimi per ujesjellesin dhe impiantin e ujerave ne Orikum. Berisha tha se qeveria eshte zotuar per nje shetitore te re ne bregdetin e Vlores dhe ministri ka marre porosi te marre takim me bashkine dhe te bashkepunojne, qe ta bejne Vloren me nje nga shetitoret me te bukura te brigjeve tona per ta kthyer Vloren destinacionin e pare turistik. Berisha eshte shprehur se ka perfunduar teresisht projekti i by passit te Vlores, qe ben zgjidhjen me te shkelqyer te problemeve te trafikut ne qytetin bregdetar turistik te Vlores. Gjate ketyre viteve, ne Vlore eshte dhjetefishuar numri i turisteve. Kryeministri ka shtuar me tej ne fjalen e tij se ne rrethin e Vlores, qeveria ka subvencionuar dhjetera here me shume mbjelljen e drureve frutore dhe ullinjve sesa me pare. Vlora, tha kryeministri, ka marre gjate ketyre viteve investime te medha ne fushen energjetike.



© 1991 - 2013    Koha Jone   - Te gjitha te drejtat e rezervuara       Programing © WebPhotoPro.com