Berisha e Barka perurojne qendrat e para
E Marte, 01 Korrik 2008
Nese je i papune, tani mund te drejtohesh prane zyres se re te punesimit, e vendosur prapa Ministrise se Jashtme ne Tirane, si dhe nje tjeter ne Korce. Pasi te plotesoni formularet, te dhenat tuaja do te shperndahen te bizneset qe kane nevoje per punonjes te rinj. Kjo do te behet e mundur nepermjet nje qendre, qe eshte inauguruar gjate dites se djeshme nga Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Punes, Kosta Barka, nepermjet nje financimi suedez. Sipas ketij projekti dixhital, nepermjet softuareve, nje person i papune gjen informacion mbi vendet e lira te punes ne treg dhe nga ana tjeter nje kompani apo firme, qe kerkon punetore, gjen informacion mbi personat qe kerkon te punesoje. Dixhitalizimi ka te beje me krijimin e bankes se te dhenave mbi punekerkuesin, mbi vendet bosh dhe kerkesen e tregut, regjistrimin e biznesit. Qe te gjitha keto pritet qe te kene nje impakt pozitiv ne tregun e punes dhe te mundesojne nje orientim me te mire. "Ne zbatim te prioriteteve dhe angazhimeve qe ka ndermarre Qeveria shqiptare, ne kuader te fushates "Mosha e Internetit", si shume institucione publike, qe synojne futjen e sistemit te "IT"-s ne ofrimin e sherbimeve. Edhe sherbimi Kombetar i Punesimit, si institucioni kryesor publik, qe operon ne tregun e punes dhe ofron sherbime per dy kategori mjaft te rendesishme per zhvillimin e nje vendi: forcat e punes dhe biznesin pajiset me sistem informatik", eshte shprehur gjate fjales se tij Kryeministri Sali Berisha. Ndersa kreu i Ministrise se Punes ka theksuar se kjo eshte nje nga eksperiencat me te suksesshme te vendeve te tjera evropiane, ndaj nisma eshte marre edhe per vendin tone. Konkretisht, sistemi i ri informatik do t'u sherbeje ne Tirane rreth 18 mije subjekteve, nga te cilat 16700 vendase, 477 ndermarrje publike, 300 ndermarrjeve te perbashketa dhe 387 ndermarrjeve te huaja. Po ashtu, do t'ju sherbeje 12500 punekerkuesve te papune, nga te cilet rreth 7000 afatgjate, me shume se nje vit te papune. Ne Korce, sistemi do t'i sherbeje rreth 3000 subjekteve gjithashtu, rreth 5000 punekerkuesve te papune, nga te cilet 3500 afatgjate.
Per te gjetur kandidatin e pershtatshem, 18 mije biznese vendase dhe te huaja do te publikojne se shpejti permes nje faqeje interneti ofertat e tyre. Pas Tiranes dhe Korces, zyra te ngjashme do te hapen ne 12 qarqet e vendit.
Rreth 250 studente te sapodiplomuar, me ane te nje projekti tjeter punesimi, do te kene mundesi te gjejne nje vend pune. Programi "Praktikat Profesionale per te rinjte qe kane mbaruar arsimin e larte", i cili synon pjesemarrjen e te rinjve ne tregun e punes.
12500 Te papune numerohen deri me tani ne kryeqytet. Por me hapjen e ketij programi, pritet qe numri i tyre te rritet, pasi nje pjese e mire e te papuneve ende nuk jane te regjistruar si te tille. Ndersa jane 18 mije biznese, qe do te ofrojne vende pune.