PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ujerat e zeza nderprene operacionet


E Marte, 01 Korrik 2008

Vetem dy jave me pare, QSUT ka nderprere punen dhe pikerisht kryerjen e operacioneve per shkak te shperthimit te ujerave te zeza ne nje prej sallave te operacioneve. Duket se mungesa e investimeve prej dekadash jane bere shkaktaret kryesore te ketyre problemeve te njepasnjeshme ne kete institucion te larte shendetesor. Ka qene pikerisht salla e dyte kirurgjikale e sherbimit te Kirurgjise se Pergjithshme, e cila eshte pushtuar nga ujera te zeza dhe te bardha njekohesisht, pak dite me pare. Kjo ka detyruar mjeket kirurge, por edhe Drejtorine e QSUT-se qe te pezullojne menjehere kryerjen e operacioneve te planifikuara dhe shtyrjen e tyre deri ne rregullimin e plote te saj. Por, gjate muajit te fundit qendra me e madhe spitalore ne vend ka qene e perfshire nga probleme me ujin e pijshem apo kanalizimet e ujerave te zeza. Keshtu, punimet per spitalin e ri kane lene pa uje per disa dite nje pjese te mire te pavijoneve, kurse sot ky institucion nuk ka sasine e mjaftueshme te ujit per kryerjen e operacioneve.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika