Grupi Drejtues:Kuvendi serb, pa ndikim ligjor
E Marte, 01 Korrik 2008
PRISHTINE - Grupi Drejtues per Kosoven eshte i inkurajuar me angazhimet e institucioneve te Kosoves ne ceshtjet qe kane te bejne me zbatimin e pakos se Ahtisarit. Kete e pohoi dje, shefi i Zyres Civile Nderkombetare, Pieter Feith. Pas takimit te Grupit Drejtues per Kosoven, ku bejne pjese shumica e vendeve te BE-se, Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe vende tjera qe e kane njohur pavaresine e Kosoves, Pieter Feith tha se bashkesia nderkombetare e cmon lart perkushtimin e Kosoves ne fillimin e ceshtjes se decentralizimit, perkujdesin per pakicat dhe fillimin e puneve ne ceshtjen e demarkacionit te kufirit me Maqedonine. "Sot eshte nje dite e rendesishme pasi qe ka filluar edhe puna fizike ne demarkacionin e kufirit ndermjet Kosoves dhe Maqedonise, cka paraqet nje pjese te rendesishme te zbatimit te planit te Ahtisarit", tha Feith. Ai shtoi se Grupi Drejtues per Kosoven e cileson pa efekte legale formimin e kuvendit serb ne veri, dhe pret nga qeveria e re ne Beograd qe te pranoje shtrirjen e EULEX-it ne kete pjese te Kosoves. "EULEX-i dhe ICO-ja shume shpejt do te kene qasje ne tere territorin e Kosoves. Ne shpresojme se se shpejti do te formohet nje qeveri ne Beograd dhe ajo do t'i shqyrtoje keto zhvillime ne menyre pozitive dhe te na beje te lehte neve per nje vendosje te plote ne veri", tha Feith.
Ne kete takim ka marre pjese dhe Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu. Ai tha se i ka njoftuar perfaqesuesit nderkombetare me angazhimet e Kosoves ne fushen e zbatimit te planit te Ahtisarit. Duke u nderlidhur me bisedimet me Beogradin, Sejdiu tha se ka ceshtje qe jane interes reciprok, e qe kane te bejne me fushen e energjise, bashkepunimin ne fushen e levizjes se lire te qytetareve dhe bashkepunimin ne fushen e luftimit te krimit. Nderkaq, cdo teme qe nderlidhet me statusin e Kosoves, sic tha Sejdiu, do te marre pergjigjen negative te Prishtines. "Kosova eshte e gatshme qe te pranoje te gjitha investimet edhe nderkombetare te ketij niveli, per te zhvilluar relaks te marredhenieve edhe me Serbine dhe me ate pjese te serbeve qe hezitojne te jene pjese e sistemeve, por nuk pranojme asnjehere tema qe nenkuptojne kthimin e procesit ne ceshtjen e statusit, apo ne njefare menyre mohimin e projektit per te cilin ne jemi percaktuar dhe te cilin e kemi miratuar", deklaroi Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu.
Misioni
Grupi Drejtues per Kosoven perbehet nga 25 shtete dhe ka te mandatuarin e vet Pieter Feith. Ai ben vleresime te herepashershme ne lidhje me zbatimin e obligimeve qe Kosova ka marre persiper ne lidhje me implementimin e pakos se Ahtisarit, si marreveshje per statusin e saj.