PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

QSUT, ardhja e ujit rikthen operacionet ne kardiokirurgji


E Enjte, 03 Korrik 2008

Pas dy javesh mungese, normalizohet situata e furnizimit me uje ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza”, duke siguruar nevojat dhe per katet me te larta te pavijoneve te sherbimeve. Mengjesin e se merkures, drejtori i Pergjithshem i spitalit me te madh ne vend, Mati Pepa, ka zhvilluar nje takim me mjeket kardiokirurge, te cileve u ka kerkuar te rinisin operacionet e shtyra, per shkak te ikjes se ujit ne sallen e operacionit. “Mengjesin e se enjtes pritet qe te fillojne edhe operacionet ne sallen e kardiokirurgjise, kjo pas rikthimit te ujit te pijshem ne te gjitha katet e siperme te spitaleve”, eshte shprehur zedhenesi per shtyp i QSUT-se, Alvi Bajramaj. Sipas ketij te fundit, kane qene mjeket qe kane marre vendimin per pezullimin e operacioneve, dhe jo drejtoria. Nga ana tjeter, mjeket kirurge deklaruan se jane te gatshem te rinisin punen, nese nuk do te mungoje furnizimi 24 ore me uje. Kardiokirurgu Ali Alushani theksoi se steriliteti ne sallen e operacionit eshte kusht themelor per nje nderhyrje pa probleme dhe shmangien e infeksioneve spitalore. “Rikthimi i ujit te pijshem ne cezmat e spitalit do te thote edhe rikthim i operacioneve te shtyra deri me tani. Ne nuk kemi mundur te kryejme nderhyrjet kirurgjikale, per shkak se sasia e ujit qe depozitohej ishte shume e vogel dhe nuk mund te siguronte sterilitet, cka perben problem themelor per marrjen e infeksioneve”, ka pohuar kardiokirurgu Alushani. Sipas tij, nese uji do te jete ne te njejtat nivele ashtu si dhe dy jave me pare, operacionet e zemres do te rifillojne mengjesin e se enjtes. Nderhyrjet e paligjshme ne rrjet, shperdorimi i ujit te pijshem, por edhe mungesa e infrastruktures dhe investimeve ne QSUT, ka detyruar mjeket dhe kirurget para disa ditesh qe te nderpresin operacionet e planifikuara. Por me rendimin e situates, kardiokirurget kane marre vendimin edhe per nderprerjen e operacioneve te rasteve urgjente, pasi nuk mund te sigurohej sterilitet te pacientet. Pavaresisht se kishin nje date te caktuar per te kryer operacionin, te semuret jane lene shtrire ne dhoma, duke pritur ujin e pijshem dhe me pas radhen. Sipas mjekeve, aktualisht do te kryhen operacionet te rastet urgjente, te cilet presin te shtruar ne pavijon, me pas do te jene pacientet, qe kane pasur te planifikuar operacionin gjate ketyre dy javeve, por qe nuk kane mundur ta kryejne. S. Isaku

Linje e vecante uji per spitalin

Prej vitesh, Qendra Spitalore Universitare “Nene Tereza” ka nje linje te vecante per furnizimin me uje te pijshem. Kjo per vete faktin qe te mos krijohen probleme ne furnizimin e saj, pasi pasojat do te ishin shume te renda. Por gjate viteve te fundit, duke qene se kjo linje siguron uje gjate 24 oreve banoret e zonave kryejne lidhje te paligjshme ne te.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika