 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Mungesa e ilaceve, 80 hemofilike drejt invaliditetit
E Enjte, 03 Korrik 2008
Rreth 80 femije, te cilet vuajne nga semundja e hemofilise, rrezikojne qe te ngelen invalide, pasi u mungon medikamenti kryesor qe kurohen, faktori 8 dhe 9. Prej afersisht dy muajsh, familjaret e pacienteve te vegjel nuk mund te sigurojne ne masen dhe sasine e duhur ilacin me te rendesishem te jetes se tyre. Nese keta femije nuk arrijne te sigurojne kete lloj medikamenti, rrezikojne te mbeten invalide, nderkohe qe duhet te jete shteti ai qe te siguron ilacin baze qe u kuron semundjen kronike te gjakut, hemofiline. Alarmi i mungeses se medikamenteve eshte dhene nga kryetarja e shoqates se pacienteve hemofilike, Vera Minga. Prej me shume se dy muajsh, femijet hemofilike nuk mund te marrin ne sasine e duhur faktorin 8 dhe 9, qe sherben per mpiksjen e gjakut. Nese kjo situate vazhdon ende, keta femije rrezikojne te mbeten invalide”, ka pohuar Minga. Sipas saj, problemi mbetet te moskryerja e tendereve nga ana e Ministrise se Shendetesise, nderkohe qe kjo e fundit ka premtuar per realizim te tyre gjate javes se ardhshme.
Nga ana tjeter, ngritja e nje qendre per kurimin dhe trajtimin e te semureve hemofilike ende nuk ka pare driten jeshile. Premtimet e vazhdueshme te Ministrise se Shendetesise duket se kane mbetur ne leter. Ndersa ata qe e vuajne jane te vegjlit, qe privohen nga lojerat dhe argetimet, per shkak te plageve te marra e per pasoje dhe hemorragjise qe u shkaktohet. Hemofilia eshte nje semundje gjaku e trashegueshme nga prinderit gjenetike, e pasherueshme, te cilen e trashegojne kryesisht meshkujt. Ne trupin e tyre mungon faktori 8 dhe 9, i cili sherben per mpiksjen e gjakut. Trupit te femijes i mungon aftesia per te pushuar gjakrrjedhjen (kolaugimin) dhe i mungojne proteinat ose vetite e proteinave te nevojshme per te ndodhur mpiksja e gjakut. Ne te gjithe boten jane rreth 400 mije hemofilike, ndersa ne Shqiperi te diagnostikuar dhe publikuar jane mbi 300 te semure.
Protesta
Qepe, raki dhe kripe, ilace popullore per t`i perdorur ne vend te medikamenteve te verteta. Kete menyre kane zgjedhur aktivistet e levizjes “Mjaft!” per te ironizuar mungesen e barnave ne spitale.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- QSUT, infektohen 4 paciente
- Tokat, nis verifikimi i titujve te pronesise
- Sivjet, 7 mije studente me teper
- Prishen 100 banesa, romet, ne qiell te hapur
- Tirana, uje te ndotur ne dy pika
- ISHP, 6 qytete me uje te ndotur
- Temperaturat e larta, tre viktima nga neperka dhe merimanga e zeze
- Projekti i punesimit, 300 aplikante ne zyrat e punes
- Ndertimi i autostrades Fier-Vlore, banoret ne proteste per shpronesimet
- Pedagoget e rinj, si do punesohen
- Ndoka ripropozon "Ushtaraku te behet civil"
- "Mehmet Shehu, babai im i dyte"
- Rishfaqet "vejusha e zeze", pickon fermeren ne are
- Ujesjellesi: Pastroni cisternat, rrezik epidemie
- Pollo ve gurin e pare per shkollen e Pjezes ne Durres
|
|