Kryeministri Thaci vlereson “2 korrikun 1990”
E Enjte, 03 Korrik 2008
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, e vleresoi dje Deklaraten Kushtetuese te 2 korrikut 1990, si "shprehje e vullnetit per pavaresi, vazhdimesi te perpjekjeve per liri dhe emancipim politik te popullit te Kosoves". “Dokumenti i Deklarates Kushtetuese te 2 korrikut 1990 eshte deshmi e kembenguljes se delegateve te Kuvendit te Kosoves per ta shprehur vullnetin e qytetareve tane per pavaresi”, vleresoi Thaci ne nje mesazh te shperndare me rastin e 18-vjetorit te kesaj deklarate. "Kjo date, shtoi ai ka hyre ne kalendarin e ngjarjeve te rendesishme te historise sone te re, si paralajmerim se populli i Kosoves jo vetem qe nuk pajtohej me statusin e krahines autonome dhe reduktimin qe i ishte bere asaj nje vit me pare, por ishte i pjekur per ta shpallur boterisht vullnetin per te qene i barabarte me te tjeret”. Thaci kujton dhe faktin se “organizimi i qytetareve te Kosoves ne rezistencen civile dhe lufta e Ushtrise Clirimtare te Kosoves, qe fitoi mbeshtetjen e botes demokratike, u kurorezuan me clirimin e Kosoves”.