PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Prishtina zyrtare: Moska te mos nderhyje ne punet e brendshme


E Enjte, 03 Korrik 2008

PRISHTINE - Prishtina zyrtare reagoi dje ndaj deklarates se Ministrise se Puneve te Jashtme ruse, e cila mirepret themelimin e kuvendit paralel serb. Ministria e Jashtme ruse ka thene se krijimi i parlamentit serb eshte nje pergjigje logjike ndaj, sic thuhet, shpalljes se njeanshme dhe ilegale te pavaresise se Kosoves.

Perfaqesues te partive politike ne Kosove konsideruan se Rusia po perzihet ne punet e brendshme te Kosoves. Ata evidentuan se kjo deklarate pengon proceset demokratike ne Kosove. Partia Demokratike e Kosoves, tha se deklarata e tille paraqet nje nga shume gabimet qe Rusia ka bere karshi Kosoves. Nga kendveshtrimi i PDK-se, deklarata kuptohet si “perzierje ne punet e brendshme te Kosoves, ose edhe si nje tentim per te forcuar mekanizma parapolitike joinstitucionale, qe tentojne ta destabilizojne vendin tone”.

Bajram Kosumi, ish-kryeminister i Kosoves, nga AAK-ja, thote se deklaratat e tilla qe dalin nga Qeveria ruse, shkaktojne konflikt ne rajon e jo zgjidhje. “Rusia ka bere edhe nje hap me tej ne pengimin e proceseve demokratike ne Kosove dhe ne rajon. Deri tash, diplomacia ruse eshte munduar dhe deri-diku ka pasur suksese qe te pengoje procesin e krijimit te stabilitetit, te paqes, ne shtetin e Kosoves dhe ne rajon”. “Tashme e ka bere edhe nje hap me shume drejt pengimit te stabilitetit dhe paqes ne Kosove dhe ne rajon. Kjo, me faktin se me krijimin e te ashtuquajturit Kuvend serb, vetem i orienton proceset nga konfliktet dhe nuk ofron zgjidhje”, tha Kosumi. Ish-kryeministri Kosumi ka thene se deklaratat e tilla jane ne nje vije me ato serbe dhe si qellim kane ndarjen e Kosoves. Per Kosumin, ky iluzion nuk eshte i ri. “Eshte i vjeter, me vite te tera i kultivuar ne Beograd dhe i perkrahur se voni edhe nga diplomacia ruse. Megjithate, eshte nje iluzion. Kosova do te jete ne keta kufij dhe duhet te jete ne keta kufij. Krejt kjo eshte nje energji e orientuar keq e politikes serbe”, tha Kosumi.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika