Thaci: Nuk ka krize ne qeveri
E Shtune, 05 Korrik 2008
PRISHTINE - Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, ne nje interviste per Zerin e Amerikes mohoi te kete krize ne koalicionin qeverises te drejtuar prej tij. Duke folur per shkarkimin e zevendesministrit te Transporteve, Naser Osmani, Kryeministri Thaci tha se vendimi i tij nuk ka qene i ndikuar as nga aspekti politik dhe as ai individual, por eshte marre mbi bazen e pergjegjesise se larte shteterore. Lidhur me kerkesen e Kombeve te Bashkuara per zhvillimin e bisedimeve teknike mes Prishtines dhe Beogradit, Thaci u shpreh se nuk duhet te kete medyshje per bisedimet me Beogradin per ceshtje te interesit te perbashket, por ato duhen zhvilluar si bisedime midis dy shteteve te pavarura dhe sovrane.
A ka krize ne koalicioni qeverises pas incidentit parlamentar te se henes?
Kosova, si kurre ndonjehere me pare ne historine e saj, nuk ka pasur kurre nje unitet me te qendrueshem edhe politik, edhe institucional, edhe shteteror, edhe qytetar. Si kurre ndonjehere me pare ka qeverisje te qendrueshme, efektive, efikase, ka instaluar nje qeverisje te mire te sundimit te ligjit, te respektit qytetar, por nga ana tjeter te nje pune shume te perkushtuar dhe shume transparente te mbeshtetjes se gjere politike, por edhe te mbeshtetjes se fuqishme te komunitetit nderkombetar. Prandaj jemi duke shenuar progres te jashtezakonshem, te paimagjinueshem ndoshta per disa muaj.
Vendimi juaj pas incidentit te se henes eshte cilesuar ne menyra te ndryshme. Presidenti i vendit tha se ishte veprimi i juaj Kushtetues, kryesia e Levizjes Demokratike tha se ishte nje veprim i nxituar dhe shkelje e marreveshjes per qeverisje. Por pati edhe zera opozitar qe thane se ne nje fare menyre ishte i njeanshem ngaqe u godit njera ane, por jo edhe pala tjeter. Si i vleresoni ju keto cilesime?
Une te gjitha te vendimet i marr ne perputhshmeri te Kushtetutes se Republikes te Kosoves, me autoritetin dhe pergjegjesine qe kam si Kryeminister i vendit, duke respektuar parimet edhe te marreveshjeve politike, por edhe nga ana tjeter, sic e thashe, duke respektuar frymen qe sjell efektivitet ne punen e qeverise ne te cilen e udheheq une. Pse nuk pati nje fare veprimi edhe ndaj pjeses se partise suaj, te z.Limaj?
Vendimi im ka qene nje vendim i gjithanshem ndershteteror.
Ju thate me pare se veprimet tuaja i mbeshtesni ne Kushtetuten e Kosoves. Ka dy jave qe kjo Kushtetute ka hyre ne fuqi dhe ju jeni angazhuar qe do ta shtrini ate ne te tere territorin e Kosoves. Si do ta beni ate duke pasur parasysh qendrimin e serbeve lokal, por edhe Beogradin qe e kundershton nje gje te tille?
Beogradi nuk mund te kete asnje ndikim ne Kosove. Ka pretendime te tilla negative, ka pretendime per formimin e strukturave paralele, jane pretendime dhe kuota te paligjshme e ilegale qe do t'i ballafaqohen me veprimet tona te ligjshme dhe natyrisht te vleresuara dhe te mbeshtetura nga komuniteti yne nderkombetar. Ne jemi duke punuar maksimalisht qe te gjitha pergjegjesite tona shteterore qe dalin nga Kushtetuta e re shtetit te Kosoves te fillojne se implementuari ne te tere territorin e Republikes se Kosoves.
Jeni i gatshem te bisedoni me Beogradin, sic ka deklaruar sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara?
Nuk jemi te paret, Prishtina dhe Beogradi qe kemi luftuar me njera-tjetren, ka dhe vende te tjera, kane raporte edhe bilaterale, rajonale, kane edhe raporte te bashkepunimit te ngushte, kane prioritete te perbashketa. Prandaj ta leme historine dhe tani te mbyllim kapitullin e ri, te perspektives euroatlantike dhe perfundimisht konfliktet e rajonit t'i takojne se kaluares.
A mund te shkoni ne Beograd per te biseduar?
Ne jemi takuar me perfaqesues te autoriteteve te ndryshme te Beogradit ne vende te ndryshme te botes, duke filluar nga Uashingtoni, Brukseli, Londer dhe Vende te tjera, nuk eshte me rendesi por edhe ju e dini qendrimin e Beogradit ne raport edhe me mua. Personalisht nuk kam ndonje preference per vende, por investoj per ndertimin e marredhenieve ndershteterore Prishtine-Beograd qe eshte ne interesin e dy vendeve dhe te vendeve demokratike.
"Moska na ka ndihmuar"
I pyetur cfare mendon ndaj pozicionimit te Moskes zyrtare, e cila mbeshteti krijimin e parlamentit serb ne Kosove, Thaci deklaroi: "Duhet vleresuar roli i Rusise per zhvillimet ne Kosove. Ne nente vitet e fundit ka qene pjese e te gjitha vendimeve pozitive per Kosoven, ka pasur nje reagim apo nje hezitim, apo largim nga ky pozicion ne periudhen e zgjedhjes se statusit politik apo ne shpalljen e pavaresise. Moska e njeh realitetin ne Kosove, mund te vonohet ne njohjen zyrtare, por perfundimisht jam i mendimit qe Moska do te jete pjese e njohjeve nderkombetare per shtetin e pavarur sovran dhe demokratik te Kosoves".