Dosjet e sigurimit, larje hesapesh mes partive
E Shtune, 05 Korrik 2008
Debatet lidhur me hapjen e dosjeve te bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit, te kohes se komunizmit, jane rindezur ne vendin tone. Ashtu si ne raste te tjera, pseudonimet e politikaneve kane nisur te permenden ne parlament dhe neper gazeta.
Analisti Fatos Lubonja, nje prej ish-te perndjekurve te regjimit komunist, ne nje interviste per BBC-ne, u ndal dje ne kete zhvillim te ri te politikes shqiptare. Ai ka vleresuar se hapja e dosjeve eshte me shume nje larje hesapesh mes forcave politike.
Sipas jush, sa i vertete eshte ky vullnet i fundit i kesaj mazhorance per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te sigurimit?
Eshte aq i sinqerte sa jane te sinqerte politikanet tane, qe dihet qe mungesa e sinqeritetit eshte gjeja e pare qe i karakterizon. Hapja e dosjeve eshte nje ceshtje qe eshte bere banale tashme, eshte nje show i radhes i lodhshem.
Ju keni vuajtur personalisht 17 vjet ne burg ne kohen e komunizmit. Disa ish-te perndjekur sot mendojne se duhet dekomunistizuar Shqiperia, shoqeria ne Shqiperi, duke hequr juristet, gjykatesit, mesuesit e kohes se komunizmit, duke rishkruar tekstet e historise, duke rishkruar gjithcka nga e para. Ju si mendoni?
Une mendoj qe dekomunistizimi eshte nje ceshtje e rendesishme dhe eshte nje ceshtje mbi te gjitha jo thjesht personash, por fryme ndryshimi te nje mendesie, e nje menyre te menduari dhe sigurisht problemi e nje pjese te njerezve qe vinin nga komunizmi me nje ambiguitet, me nje jete dhe gjuhe te dyfishte, ka qene problematike dhe ne njefare menyre ka pjelle kete shoqeri qe kemi sot me mungesen e sinqeritetit. Por, ceshtje te tilla, si hapja e dosjeve, ne kete kontekst jane gjera qe duhen bere nga nje shoqeri e shendoshe dhe jo e semure. Ne menyre figurative, kam perdorur fjalen doktor dhe kasap. Nje i semure ka nevoje per doktor, jo per kasap, ndersa pergjithesisht politika jone eshte sjell si kasap dhe pergjithesisht dhe ceshtja e hapjes se dosjeve apo edhe e dekomunistizimit eshte trajtuar nga kasape.
Nese arrihet ashtu sic po thote mazhoranca e sotme qe brenda muajit korrik te behet nje ligj i ri per hapjen e dosjeve, cfare efekti mendoni se do te kete?
Une e shikoj kete si nje larje hesapesh midis grupesh te ndryshme politike dhe here pas here perdoret nga njeri apo nga tjetri krahe. Kete here kam pershtypjen se eshte larje hesapesh brenda mazhorances. Nganjehere e verteta del edhe nepermjet te tilla synimesh te mbrapshta. Mua me habit ceshtja se, megjithate, njerezit e perdorin kaq shume nje karte morale, nderkohe qe imoraliteti mbreteron politiken shqiptare, e bejne perseri politiken ne emer te moralit. Ky paradoks eshte interesant dhe ndoshta ne kuptimin e nje lloj ndergjegjesimi te shoqerise shqiptare se cfare jemi, ku jemi, pse jemi ketu ku jemi, mundesite dhe gjithe kjo zallamahi. Por ne teresine e vet mendoj qe nuk do te ndryshoj asgje, sepse, tek e fundit, qellimet, per te cilat nisen njerezit jane qasur perseri kesaj ceshtjeje, nuk jane qellime te mira, jane qellime qe kane te bejne me luften per pushtet dhe jo qellimet e pastrimit te nje shoqerie, ndryshimit te nje mentalitetit, apo emancipimit te shoqerise.