PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Universitetet, ja kuotat part-time sipas degeve

Universitetet, ja kuotat part-time sipas degeve


E Shtune, 05 Korrik 2008

Maturantet qe nuk arrijne te fitojne te drejten e studimeve ne degen e dashur te tyre ne sistemin e dites, mund ta realizojne endrren e tyre ne sistemin part-time. Nje mundesi e tille ua japin universitetet publike te vendit, duke miratuar nje numer te madh kuotash per keto lloj studimesh. Variacionet jane te shumta. Duke filluar qe nga juridiku, historia, gjeografia, apo edhe deget e shumekerkuara te Fakultetit te Ekonomise.

Juridiku

Pas tri vitesh "pushim", maturantet mund te konkurrojne per t'u bere pjese e studimeve ne Fakultetin Juridik, por ne sistemin me kohe te pjesshme. Nje gje e tille eshte arritur pas shume polemikash dhe pas tre vitesh pauze. Kerkesat e maturanteve per te ndjekur degen e Drejtesise "naten" kane qene te shumta dhe te vazhdueshme. Aq sa me ne fund, Universiteti i Tiranes vendosi t'u plotesoje endrren te gjithe atyre maturanteve te cilet per motive personale, apo edhe per shkak se nuk kapin dot piket e plota ne sistemin e dites, ta vazhdojne ate me kohe te pjesshme. Jo pak, por do te jene plot 400 kuota qe do t'u vihen atyre ne dispozicion te te gjithe atyre qe enderrojne te behen juriste. Gjithashtu, vetem ne Studimet me kohe te pjesshme, ose te quajtura ndryshe part-time do te rikthehen vrullshem ne universitetet tona. Megjithate, edhe disa dege te tjera kane vendosur qe te parashikojne kuota per studimet part-time. Behet fjale per disa dege te Shkencave te Natyres, nder te cilat kuotat e biologjise jane te pa limituara. Nga ana tjeter edhe tre dege te Fakultetit te Historise dhe Filologjise kane caktuar 450 kuota gjithsej ne sistemin me kohe te pjesshme. Behet fjale per gjuhen shqipe dhe letersise, Historine dhe Gjeografine. Secila prej tyre do te kete nga 150 kuota ne dispozicion. Ndersa deget e Fakultetit te Ekonomise, do te jene gjithashtu te pa limituara. Gjithsej, pritet qe numri i studenteve ne sistemin part-time te arrije ne rreth 3 mije.

Ne distance

Universiteti Politeknik, nga vete karakteri i studimeve qe ka dhe i diplomave qe nxjerr, nuk ka studime me kohe te pjesshme. Megjithate, ata studente qe pelqejne deget e Politeknikut, por nuk kane mundesi te jene te angazhuar gjithe kohen ne auditore, mund te ndjekin nje lloj te ri studimi. Behet fjale per "edukimin ne distance". Rektori i ketij universiteti, Jorgo Kacani, shprehet se ende nuk eshte percaktuar numri i kuotave ne keto lloje studimesh, megjithate eshte nje ide per deget qe e pranojne nje sistem te tille. Behet fjale per deget e logjistikes dhe prodhimit, deget e inxhinierise elektrike dhe elektronike. Gjate vitit te kaluar, fituan te drejten ne kete lloj studimi rreth 150 maturante. Ndersa sivjet ende nuk eshte percaktuar numri. Deri tani, shkollat shqiptare te edukimit ne distance funksionojne ne dy drejtime: informatike dhe telekomunikacion, duke pergatitur per cdo vit rreth 20 diplomante. Ndersa ne universitetin Bujqesor te Tiranes, numri i studenteve qe do te ndjekin studimet me kohe te pjesshme, pritet qe te jete gjithashtu i konsiderueshem.

Luljeta Ndoka





Kuotat ne sistemin part-time:

Fakulteti i Ekonomise:

Te 4 deget, pa limit



Shkencat e Natyres

Biologjia pa limit



Fakulteti Histori-Filologji

Letersia 150 kuota

Gjeografia 150 kuota

Historia 150 kuota



Fakulteti i Drejtesise

Drejtesia 400 kuota



Gjithsej ne UT, rreth 3 mije kuota



Universiteti Politeknik, edukim ne distance

Logjistike

Inxhinieri elektrike

Elektronike

Rreth 150 kuota


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika