PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Tre hackersa per 2 milione USD

Tre hackersa per 2 milione USD


E Shtune, 05 Korrik 2008

Dy leter-porosi nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Britania e Madhe zbulojne banden e pirateve te bankave ne Shqiperi, te cilesuar si "Matrix4". Ne kerkim te agjenteve te FBI-se dhe te Scotland Yardit, jane dy hackersa te internetit, qe kane vjedhur kodet e kartave te kreditit per bankomatet ATM, Mastercard dhe Visa, nderkohe qe ne Tirane eshte arrestuar kreu i organizates, studenti 19-vjecar, nga Berati, qe ndiqte studimet ne degen Juridik, te Universitetit Kristal. Bashke me te eshte arrestuar babai i tij, tete studente te tjere dhe shtate bashkepunetore, mes te cileve edhe nje punonjes i elektronikes ne nje nga bankat. Objekt i sulmit ne bankomate e llogari kane rene Banka Amerikane, Raiffeisen, Pro Credit, Banka Tregtare dhe Banka e Tiranes. Demi i shkaktuar shkon ne mbi 2 milione dollare, ndersa te demtuarit jane te pakten 10 shtetas amerikane dhe angleze. Hetimet kane zgjatur tete muaj dhe denoncimi eshte bere nga Banka Amerikane ne Tirane. Po per te fshehur te gjitha fitimet nga kjo vjedhje e bujshme, banda i kishte kthyer parate ne biznese qendrash interneti, makina, bizhuteri. Nderkohe qe eshte sekuestruar edhe nje pajisje moderne e prodhimit te kartave manjetike, ku skanoheshin kodet e sigurise pas vjedhjes ne internet. Gjithsej jane evidentuar 400 nderhyrje ne sistemin bankar, nga te cilat 272 ne kryeqytet dhe 128 ne Vlore, Durres, Fier, Vlore dhe Kavaje.

Gjithcka ka nisur tete muaj me pare, ne SHBA dhe me pas ne Angli. Dy persona te cilesuar si hackersa te internetit dhe te sistemit bankar (pirate), kane nderhyre ne sistemin online duke arritur te qe kopjojne kodet e sigurise se kartave te kreditit te klienteve te bankave ne Amerike dhe Britanine e Madhe. Gjurmimi eshte bere pas blerjeve online ne internet qe shtetasit e huaj benin dhe kaq ka mjaftuar qe piratet shqiptare te siguronin kodet dhe pinin e kartave. Pas fotografimit te ketij kodi ne internet, dy personat, qe tashme jane vene ne kerkim nga FBI dhe Scotland Yardi, kane komunikuar me 19- vjecarin shqiptar, Endit Gjergjani (Laro), nga Berati, por banues ne Tirane dhe njekohesisht student ne Universitetin Kristal. Gjergjani mendohet se ka pasur njohje me shqiptaret jashte vendit, qe kane nderhyre ne sistemin bankar dhe njekohesisht kane mesuar ate si te riprodhonte kartat e kreditit. Studenti ka blere pajisjen elektronike moderne te prodhimit te kartave manjetike me ndihmen e te atit, duke mundesuar prodhimin e tyre me kodet e sigurise, qe kishin klientet amerikane dhe angleze. Pas prodhimit te nje sasie te madhe te tyre, Gjergjani ka nisur t'ua shperndaje shokeve te tij, me qellim qe te mos binin ne sy gjate terheqjes se parave ne banke. Pervec babe e bir, per tete muaj jane mbajtur nen vezhgim edhe 15 persona te tjere, qe kryenin terheqje ne valute, dollare dhe euro ne banka te ndryshme me Mastercard e Visa te falsifikuara. "Nuk kemi vepruar menjehere, pasi kerkonim qe te zbulonim te gjithe rrjetin, pas sinjalizimit nga Banka Amerikane se disa prej klienteve ne SHBA kishin paraqitur ankesa per vjedhjen e shumave te medha. Tentuam te mesonim si funksiononte rrjeti dhe te zbulonim bazen e tij", tha nje agjent policie dje, per gazeten "KJ". Ndersa per te realizuar keto vjedhje, ne disa raste mesohet se kane bashkepunuar edhe punonjesit e sigurise elektronike te bankave.

Prenci: Zbuluam krimin e se ardhmes

Ne nje konference shtypi te dites se djeshme, kryepolici Ahmet Prenci, deklaroi se ishte arritur te zbulohej krimi i se ardhmes, qe njihet ndryshe si thyerja e kodeve te sigurise bankare dhe nderhyrja ne sistem, duke vjedhur sasi te medha parash. Prenci ka qene i shoqeruar gjate konferences nga prokurori i Tiranes, Gent Xholi, kryepolici Muhamet Rrumbullaku, zevendesi i tij, Edmond Rizai dhe kreu i Departamentit te Hetimit, Agron Kulici. "Ky ishte krimi i se ardhmes qe eshte zbuluar nga agjentet e policise se Tiranes, pas nje pune tetemujore te panderprere dhe intensive", tha drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit. Ai konfirmoi se piratet kane mundur te kryejne edhe transaksione bankare.

Teknika e pirateve te bankave, edhe blerje online te makinave luksoze

Terheqja neper bankomate e vlerave te konsiderueshme monetare, ne leke dhe valute, eshte bere nepermjet vjedhjes se kodit te sigurise se klientit te huaj. Sipas agjenteve, nje pjese e parave eshte shpenzuar ne blerje te sendeve me vlere, si argjendari, automjete luksoze te prodhimeve te fundit, aksesore te ndryshem, ne qendra biznesi ne Shqiperi, Maqedoni, Mali i Zi dhe Kosove. Kjo pasi nje pjese e vjedhjes eshte bere online, kurse pjesa tjeter nepermjet bankomateve. "Puna e policise nisi pas denoncimit te bere nga "Banka Amerikane e Shqiperise", me date 30 nentor 2007, se ne disa bankomate te kesaj banke, eshte konstatuar bllokimi automatik i kartave plastike, te cilat kane tentuar terheqjen e parave te disa llogarive te depozituara ne emer te personave te ndryshem, kryesisht shtetas te huaj", thane burime zyrtare diten e djeshme.

Operacioni ka zgjatur me se 4 ore dhe ka perfunduar rreth ores 03:00 te mengjesit te djeshem. Por denoncime me kalimin e muajve jane bere edhe nga Raifeissen, ProCredit, Banka Tirana, Banka Tregtare etj. Nepermjet kamerave te sigurise jane filmuar te gjithe te dyshuarit qe jane fiksuar ne momentin qe behej terheqja me karten e personave qe kishin denoncuar humbjen e llogarive. Ne operacion kane marre pjese 30 agjente te policise se Krimit Ekonomiko-Financiar. Kurse gjate aksionit te arrestimeve numri i efektiveve ka shkuar ne 100 persona.





Lista e te arrestuarve

1. Endit Anil Gjergjani (Laro), 19 vjec, student i Universitetit Kristal, Dega Juridik, kreu i organizates

2. Anil Shkelqim Gjergjani, 47 vjec, me arsim te larte

3. Kreshnik Luka, 23 vjec, student ne Universitetin e Kamzes

4. Enea Cela, 18 vjec, student

5. Endri Mezuraj, 19 vjec, student

6. Seid Mollaj, 23 vjec, me profesion inxhinier elektronik, punesuar ne sektorin privat

7. Fatmir Borshi, 20 vjec, student ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja, dega anglisht

8. Klodian Terolli, 20 vjec, student ne Universitetin "UFO"

9. Redi Cekani, 19 vjec, student

10. Alban Bare, 27 vjec, student

11. Flamur Gashi, 28 vjec, me aktivitet privat

12. Besford Puka, 27 vjec, me arsim te mesem

13. Ledjo Doko, 19 vjec, me arsim te mesem

14. Rei Karapici, 19 vjec, me arsim te mesem

15. Blerim Abazi, 24 vjec, me arsim 8 klase

16. Indrit Abazi, 23 vjec, me arsim te mesem

17. Fatmir Kolmarku, 32 vjec, me arsim 8 klase



Sekuestrot

1. Pajisje elektronike per klonimin e kartave me shirit manjetik

2. Nje sasi kartash me shirit manjetik te mbushura

3. Kompjuter laptop dhe kompjuter te zakonshem, 6 cope

4. Dokumente bankare per pajisje me karta krediti

5. Pese automjete prodhim i viteve te fundit, "Benz", "BMW"

6. 60 aparate telefoni celular me karta te kompanive Vodafone dhe AMC

7. Certifikata te ndryshme

8. CD, Flesh, ne sasi te konsiderueshme

9. Disa doza lende narkotike, hashash dhe heroine

Akuzat

Prokuroria dhe policia e Tiranes kane arritur te ngreje per momentin 3 akuza per 17 te arrestuarit dhe dy personat qe ende jane ne kerkim. Ato jane "vjedhje e bankave dhe arkave te kursimit", "sigurimi i mjeteve per vjedhje" dhe "falsifikimi i letrave me vlere".


Komento artikullin | Shiko komentet (8 komente)
Te Tjera nga rubrika