PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Skadon mandati Laskajt, Topi tani nje dekret te ri


E Shtune, 05 Korrik 2008

Ne kulmin e debatit per dekretet qe Presidenti i Republikes dorezon ne Kuvend per anetare te institucioneve kushtetuese, nje tjeter diskutim do te zhvillohet per Inspektoratin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollin te Pasurive. Me 10 korrik, perfundon zyrtarisht mandati pesevjecar i kryetares se ketij institucioni, Fatmira Laskaj. Per pasoje, kreut te shtetit, Bamir Topi, do t'i duhet te dekretoje kryetarin e ri te institucionit, qe funksionon prej pese vjetesh per verifikimin e pasurive te zyrtareve te larte te shtetit. Ashtu si per cdo kryetar apo anetar te institucioneve te pavarura, te drejten e dekretimit e ka vetem Presidenti i Republikes. Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ka pese vjet qe funksionon si institucion, i drejtuar nga Fatmira Laska. Ne baze te ligjit, Laska ka te drejte rikandidimi dhe nje here te dyte. Cka do te thote se ajo eshte pretendente per nje mandat te dyte ne krye te ketij institucioni. Pse jo dhe me favoritja, duke qene se ka marre gjithnje vleresimet dhe mbeshtetjen e te gjitha kaheve politike. ILDKP merret me verifikimin e cdo qindarke apo prone te patundshme qe zyrtaret e larte te shtetit kane. Kontrolli nis me pagen mujore, te ardhurat, pronat e tundshme e te patundshme si dhe llogarite bankare brenda e jashte vendit. Ky institucion ne pese vite pune, ka derguar jo pak zyrtare ne Prokurori te Pergjithshme per ndjekje penale, pasi refuzonin te deklaronin pasurine, ose ne rastin me te keq nuk arrinin te justifikonin se si e kishin siguruar ate. Kjo pasi te ardhurat nuk justifikonin pasurine qe kishin. R.R.








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika