Brokaj: "Dosjet", loje per harrimin e Gerdecit, jo halli i spiuneve
E Shtune, 05 Korrik 2008
Hapja e dosjeve per ish-bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit eshte loje politike! Ky eshte qendrimi i ardhur dje nga Levizja Socialiste per Integrim, sa i takon debatit ne te cilin eshte perfshire Kuvendi. Nenkryetari i LSI-se, Sabit Brokaj, gjate nje komunikimi me mediet nuk ka vonuar ta perkufizoje kete debat si loje politike, e cila, sipas tij, ka si synim kryesor te terheqe vemendjen nga tragjedia e Gerdecit. Madje, ne kete konstatim deputeti i LSI-se beri pjese te lojes jo vetem mazhorancen qeverisese, por dhe perfaqesuesit e partise me te madhe opozitare, PS-ne. "Une mendoj se jane thjesht lojera politike. Megjithese ne tragjedine e Gerdecit, qeveria dhe Berisha u ndihmua nga Partia Socialiste, per ta zhvendosur dhe per ta minimizuar, ajo del si nje problem i madh ne vazhdimesi. Ndaj kerkohet nga PD qe te krijoje fokuse te tjera jashte Gerdecit, dhe kete radhe u gjet fokusi i spiuneve", vleresoi Brokaj, sa i takon kesaj ceshtjeje. Madje, si per t'i meshuar me tej ketij qendrimi, ish-deputeti i LSI-se vuri ne dukje dhe nje tjeter fakt, duke u shprehur se "eshte karagjozlleku i radhes, sepse Partia Demokratike dikur krijoi nje Komision te tille ne 1996 dhe ai komision u mor me politikanet, por jo me spiunet, per te eliminuar ata qe rivalizonin dhe qe ishin kundershtare politike te Partise Demokratike". Po ne kete linje, nenkryetari i LSI-se risolli ne kujtese se "u krijua edhe nga Partia Socialiste, komisioni i se ciles veproi shume mire dhe per cudi partite e medha, qe sot jane ato qe synonin edhe atehere, e eliminuan kete qellim. E eliminuan kete gje, per te lejuar shoshen, ku kalonin te gjithe spiunet apo keqberesit ne politike". Megjithate, edhe pse gjykohet ne kete forme, per LSI-ne e keqja nuk vjen nga kjo kategori e shoqerise, por e atyre politikaneve qe jane pergjegjesit kryesore per gjendjen ne te cilen ndodhet vendit sot. "Nuk eshte sot e keqja me e madhe, problemi i atyre spiuneve qe kane vdekur pothuajse 20 vjet me pare, por e keqja me e madhe e vendit, jane ata politikane qe kane futur Shqiperine ne kete kaos, gjendje te mjere, pa perspektive dhe do te thosha ne dem te interesave nderkombetare", vleresoi Brokaj gjate fjales se tij. Oli Xhilaga