PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Rama, ditelindje "amerikane"


E Shtune, 05 Korrik 2008

Stafi i punonjesve te Bashkise se Tiranes e ka "braktisur" dje punen, perreth nje ore, duke perfituar nga rasti per t'i uruar "shefit" Edi Rama, edhe 100 vjet te tjera. Ndersa prej ditesh punonjesit e Bashkise se kryeqytetit kane garuar me njeri-tjetrin se kush do t'i blinte dhurate me te bukur e domethenese, dje kane pasur mundesi t'i ekspozojne ato me shume shije e klas. Megjithate, lulet dhe urimet kane qene kryefjala e ceremonise se 44-vjetorit te lindjes se Rames, e cila nuk ka mundur te dale jashte dyerve te hekurta te bashkise. Sipas burimeve te rezervuara, nuk ka munguar as torta gjigante dhe shampanja, per t'i dhuruar kryetarit te Bashkise se Tiranes, njekohesisht edhe i Partise Socialiste, nje ndjesi te kendshme. Edhe kesaj here, institucioni i bashkise nuk ka pranuar te jape asnje detaj ne lidhje me kete feste te organizuar nga vete stafi i punonjesve, duke vertetuar edhe njehere se ky institucion eshte "i betonuar" per nga pikepamja e informimit. Pavaresisht se ditelindja e Rames perkon me 4 korrikun, festen kombetare te SHBA-se.




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika