PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Rama, takim me D'Alemen per programin qeverises


E Shtune, 05 Korrik 2008

ROME - Hartimi i programit te ri qeverises i Partise Socialiste do te kete dhe mbeshtetjen e eksperteve italiane. Ishin takimet qe zhvilloi ne Rome kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ato te cilat rezultuan ne vendosjen e urave te bashkepunimit mes saj dhe te majtes italiane, me qellim hartimin e nje programi ndryshe nga tradita e ndjekur deri tani. Ne kete menyre, pas Brukselit ishte Roma, stacioni i radhes i kreut socialist, Rama dhe i ekipit te Programit te Ri te Partise Socialiste. Zyra e shtypit prane PS-se, beri me dije permes nje njoftimi per shtyp se ne seline e Fondacionit Italianieuropei ne Rome u hodh hapi i pare i nje pune te perbashket ne funksion te objektivit te shpallur prej kryesocialistit per te ndertuar nje program krejt te ndryshem nga programet e 17 vjeteve te fundit. Synimi kryesor i ketij ekipi dhe liderit te saj konsiston pikerisht ne faktin se programi i ri nuk duhet shkruar me si nje liber premtimesh, por nje guide e qeverisjes se re ne cdo sektor. Gjate takimeve ne Rome, kryetari Rama prezantoi faktet dhe idete e mbledhura gjate "Dialogut me Shqiperine" perpara dy ish-kryeministrave italiane, Xhuliano Amato e Masimo D'Alema, dhe nje grupi te gjere ekspertesh te angazhuar prej tyre. Me tej, u ballafaquan mendime dhe eksperienca te ndryshme e u ngriten sipas fushave pese grupe te perbashketa ekspertesh. Ne fund te muajit shtator, keto grupe do te paraqesin rekomandimet konkrete per te gjitha problemet e ngritura ne kete takim te pare, ku vend te vecante paten bujqesia, arsimi, shendetesia e mjedisi. Pak dite me pare, kryetari i PS-se, Edi Rama, i shoqeruar nga anetari i Kryesise, Arben Malaj, nga drejtori Ekzekutiv i Fondacionit "Qemal Stafa", Saimir Tahiri, nga nesekretaret e Programit, Ilir Beqja dhe Ervin Bushati, nga kryetarja e Komisionit te Arsimit, Ledi Shamku, si dhe nga nenkryetari i Komisionit te Bujqesise, Rezar Kola, nisen nje tur takimesh me zyrtare te larte te Bashkimit Evropian. Ky ekip zhvilloi takime sipas nje axhende te ngjeshur, ku u diskutua per aspektet e vecanta te programit dhe koordinimin me prioritetet e Bashkimit Evropian. Gjithashtu, keto takime sherbyen per te shkembyer eksperiencen e specialisteve te BE me ekipin qe po harton programin e PS.

Kreu i PS: Programi konkret, shpirti i qeverisjes

Synimi kryesor i programit te ri qeverise i Partise Socialiste konsiston ne faktin se ai duhet te jete nje program konkret dhe i realizueshem per qeverisjen e ardhshme, qe duhet te shkruhet jo nepermjet nje procesi burokratik, por nepermjet nje procesi qe duhet te jete vete "shpirti i qeverisjes". E ketij synimi, kreu Rama i meshon me force ne te gjitha takimet e tij.

Oli Xhilaga












Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika