Brace: Berisha i perfshire
E Shtune, 05 Korrik 2008
"Argita eshte nje juriste shume e respektuar (ajo praktikon te Malltezi Asociated dhe padyshim nje nga njerezit me te afte ligjor per fushen e ligjit ne Shqiperi. Ajo eshte e ekstremisht e hapur dhe shume e dhene ne sherbimet e firmes se saj qe merren nga kliente per projekte keshillimore te pavarura ose bashkepunimi. Me eksperiencen dhe ekspertizen e Argites, ne mund te jemi teresisht te sigurt se kerkesat ligjore te klienteve tane do te trajtohen ne menyren me profesionale te mundshme", akuzoi Brace familjen Berisha. Sipas tij, rruga e zgjedhur per te fshire nga debati publik kete ceshtje eshte me e turpshmja dhe me e padobishmja. "Dje, ne Kuvend, une kerkova sqarime nga Kryeministri per kete ceshtje themelore per shqiptaret, nderkohe qe mungesa e ketyre sqarimeve shoqeruar me akte banditeske virtuale jane thellesisht te papranueshme dhe shtojne edhe me dyshimet per thyerje te ligjit per konfliktin e interesave apo hedhin drite mbi dyshime te tjera me te renda per perfitime te paligjshme, qe burojne nga shfrytezimi familjar i pushtetit", tha ai.