Basha, leter Sheferit per NATO-n
E Shtune, 05 Korrik 2008
TIRANE - Shqiperia ka perfunduar me sukses negociatat e para-aderimit ne NATO, bene te ditur dje burime zyrtare prane Ministrise se Puneve te Jashtme. Sipas zyres se shtypit prane MPJ-se, ne perfundimin e fazes negociatore qe erdhi pas fteses se Bukureshtit, ministri Basha i eshte drejtuar me nje leter Sekretarit te Pergjithshem te Aleances, Jaap De Hoop Scheffer. Nepermjet letres, ministri Basha siguron per vullnetin e Shqiperise per te pranuar te gjitha detyrimet dhe angazhimet qe lindin nga Traktati i Atlantikut te Veriut. "Shqiperia, bashkohet me Konceptin Strategjik te NATO-s per sigurine dhe mbrojtjen, synon te marre pjese plotesisht ne strukturat ushtarake dhe planifikimin e mbrojtjes kolektive te Aleances dhe te angazhoje forca dhe kapacitete per te marre pjese ne te", shkruan ministri Basha ne kete leter. Sipas tij, Shqiperia eshte e gatshme te vere ne dispozicion burimet e nevojshme financiare per realizimin e angazhimeve menjehere pas anetaresimit me te drejta te plota ne Aleance. "Shqiperia do te vazhdoje e vendosur ne rrugen e pakthyeshme te reformave, per te rritur me tej kontributin e saj ne Aleance ne mbeshtetje te paqes, sigurise dhe stabilitetit ne zonen Euroatlantike dhe me gjere", shkruan ministri Basha. Pritet qe se shpejti Shqiperia te nenshkruaje dhe protokollin e aderimit, nderkohe qe realizimi i reformave si dhe bashkepunimi mes mazhorances dhe opozites ne funksion te tyre e ka shkurtuar ndjeshem kohen per anetaresimin e plote te Shqiperise ne NATO. Shqiperia per ceshtjen e anetaresimit ne NATO eshte vene perballe kushteve te forta, te cilat kane te bejne me realizimin e reformave ne sistemin e drejtesise por dhe ne reformen zgjedhore. Dhe per kete vete Basha ka pranuar pas takimeve te realizuara me eksponente drejtues te institucioneve nderkombetare, se eshte shume e rendesishme pajisja me karta identiteti e gjithe shqiptareve, pajisja me pasaporta biometrike si dhe regjistri themeltar i shtetasve, pas nje regjistrimi rigoroz te popullsise, gje qe ende nuk eshte bere ne menyre reale deri me sot. Nderkohe qe pritet qe deri ne vitin 2009, qeveria shqiptare te realizoje te gjitha keto kushte, qe do te sjellin njeheresh jo vetem anetaresimin me te drejta te plota ne aleancen e atlantikut verior por dhe arritjen e liberalizimit te plote te vizave, gje qe do te lejonte per te gjithe shqiptaret levizjen e lire ne te gjitha vendet e Evropes, nje enderr e kahershme e shqiptareve.