PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Topi uron Bushin per Pavaresine


E Shtune, 05 Korrik 2008

Edhe politikanet shqiptare perjetojne festimet e Dites se Pavaresise se Shteteve te bashkuara te Amerikes. Presidenti Bamir Topi, i ka derguar dje nje mesazh urimi homologut te tij, Xhorxh Bush, me rastin e 4 korrikut, 232-vjetorit te Dites se Pavaresise. "Kam nderin dhe kenaqesine e vecante qe ne emer te popullit shqiptar dhe timin personal, t'ju percjell juve dhe popullit mik amerikan urimet me te ngrohta e me te perzemerta", thuhet ne letren qe kreu i shtetit u shkruan presidentit te SHBA-ve.

Topi ka vene ne dukje se Shqiperia dhe populli shqiptar cmojne lart mbeshtetjen e vazhdueshme e te gjithanshme te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, si aleati me i rendesishem, si ne proceset demokratizuese ne vend, ashtu edhe ne sfiden e rendesishme te integrimit euroatlantik, ne te cilen Shqiperia, eshte maksimalisht e angazhuar. "Perkrahja e padiskutueshme e SHBA-se ndaj vendit tim ne marrjen e fteses per anetaresim ne NATO, jo vetem e nxiti procesin tone te integrimit, por dhe rikonfirmoi deshiren per te konsideruar Shqiperine vend partner ne perballjet e perbashketa ndaj terrorizmit nderkombetar dhe sfidave te tjera globale", thuhet me tej.

Shqiperia i konsideron Shtetet e Bashkuara te Amerikes si vendin model te zhvillimit te demokracise, lirise, te te drejtave te njeriut e shtetit te se drejtes. "Me lejoni, i dashur President qe, me kete rast, duke ritheksuar me kenaqesi nivelin e shkelqyer te marredhenieve te miqesise dhe bashkepunimit te gjithanshem qe karakterizon dy vendet tona aleate, te shpreh bindjen time ne vijueshmerine e konsolidimin e tyre te metejshem ne dobi te dy vendeve tona dhe popujve tane miq", perfundon letra e presidentit Bamir Topi.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika