PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Plazhi, shperthejne infeksionet


E Shtune, 05 Korrik 2008

Fillimjava shenon edhe rekordin e pacienteve, qe i drejtohen poliklinikave dhe qendrave shendetesore per te marre ndihmen e mjekeve, pas problemeve qe u shfaqen ne lekure, sy dhe veshe. Sipas mjekeve specialiste te Poliklinikes Qendrore, jane pothuajse 30 raste ne dite, te cilet shfaqin infeksione te ndryshme, pasi jane kthyer nga plazhi. Deri me tani jane tre lloje te ndryshme te infeksioneve qe jane shfaqur te plazhistet dhe pikerisht ato te lekures, syve dhe te vesheve. Gjithsecili prej ketyre infeksioneve shkaktohet nga uji i ndotur, nderkohe qe pacientet qe preken jane me delikate dhe te ndjeshem ndaj ketyre mikrobeve.

Rastet

Kategoria me e madhe e pacienteve qe kane probleme me syte jane ata qe kane frekuentuar pishinat dhe kane probleme me syte, per shkak te sasise se madhe te klorit qe perdoret ne to. "Gjate fillimjaves kemi edhe rastet me te shumta te pacienteve, kjo per shkak se kane frekuentuar plazhin gjate diteve te shtuna dhe te diela, dhe per shkak te ujit te ndotur apo me sasi te larte klori shfaqin probleme ne sy", kane pohuar mjeket okuliste. Por, nuk eshte vetem kjo kategori personash qe ka kerkuar ndihmen e mjekeve. Nje pjese tjeter, po kaq e madhe, kane qene edhe ata qe kete fundjave e kane kaluar ne plazhin e Durresit. Pjesa me e madhe e tyre kane pasur probleme me veshet, te cilet si pasoje e papastertise se ujit, u ka krijuar infeksione te ndryshme. "Gjate periudhes se veres eshte vene re nje rritje e numrit te pacienteve, te cilet kane pasur probleme me veshet. Ajo qe ka qene edhe me dominuese dhe eshte vene re te te gjithe ka qene infeksioni, qe eshte shkaktuar nga lageshtira dhe temperaturat e larta", pohon mjeku i otorino-laringologjise ne polikliniken qendrore, Perparim Neziraj.

Ne kete rast, mjeket i keshillojne te gjithe plazhistet qe t'i mbyllin veshet kur futen ne uje me tampone te posacem pambuku, ne menyre qe te mos depertojne mikrobet dhe te krijojne vatra infeksioni. Nje tjeter lloj infeksioni eshte hasur gjate ketyre diteve edhe ai i lekures. Mjeket dermatologe pohojne se probleme kane pasur ata persona qe kane qendruar per nje kohe te gjate nen rrezet e diellit dhe kjo gjate oreve te pikut.

Keshillat

Duke pare rastet ne rritje nga java ne jave, mjeket nuk ngurojne te japin as keshillat kryesore per sa u perket ketyre semundjeve. Keshtu, mjeket e ORL-se ne keshillat me te domosdoshme japin ruajtjen nga lageshtira e tepert per ata qe kane probleme me aparatin e degjimit. Nderkohe, keshillohet nje higjiene maksimale, por kjo nuk do te thote perdorim te kunjave me pambuk. Rekomandohet pastrimi i vesheve me alkool borik. Kurse sa u perket syve, mjeket okuliste keshillojne vizita te mjeku specialist pas shfaqjes se problemeve te para ne sy. Me pas e rendesishme eshte higjiena maksimale dhe kujdesi nga uji i plazheve, pasi ato jane shume te ndotura, nderkohe qe i pishinave te jete i klorinuar, por ne sasine e duhur. Lidhur me semundjet e lekures, te cilat shfaqen gjate sezonit te plazhit, mjeket rekomandojne qendrim ne diell vetem ne dy ore gjate paradites kur dielli nuk eshte shume i forte dhe perdorim te kremrave me faktore mbrojtes. Sipas mjekeve, kulmi i fluksit te pacienteve, qe se bashku me rrezet e diellit marrin edhe infeksione te ndryshme, eshte gjate muajve korrik e gusht.



Simptoma dhe keshilla

Infeksionet e vesheve shkaktohen nga lageshtira

Faktor eshte temperatura e larte dhe mungesa e higjienes

Simptomat kryesore jane dhimbje te veshit

Pacientet kane rrjedhje dhe acarim te veshit

Infeksionet e syve shfaqen pas nje higjiene te dobet

Shkaktar eshte edhe ndotja dhe temperaturat e larta

Simptomat kryesore eshte lotim dhe skuqje

Shoqerohet me sekrecione, pak dhimbje dhe fryrje

Infeksionet e lekures jane myku, pullat e bardha, fotodermatozat




Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika