Ruani lekuren nga dielli
E Shtune, 05 Korrik 2008
Ekspozimi per nje kohe te gjate ne diell, shkakton nje sere infeksionesh te lekures, te cilat nese nuk kurohen avancojne me tej. Nder semundjet me te perhapura jane, fotodermatozat, myku i lekures dhe pullat e bardha. Mjeket keshillojne qendrimin ne diell vetem ne dy oret e para te paradites, dhe perdorimin e kremrave. "Periudha e veres eshte edhe me problematikja per sa i perket lekures. Ajo qe duhet te kene parasysh te gjithe personat, te cilet shkojne ne plazh, eshte dalja e kufizuar nen rrezet e diellit, si dhe marrja e masave mbrojtese. Ketu kam parasysh kremrat me faktor te larte gjate diteve te para te plazhit. Por, keshillohet edhe nje higjiene maksimale pas larjeve ne det, apo pishina, pasi uji i tyre ka permbajtje te madhe bakteriale ne kete periudhe", ka pohuar mjekja dermatologe, Monika Fida.
Sipas saj, nje kujdes i vecante duhet te tregohet edhe me lekuren e fytyres, pasi ajo mund te shfaqe probleme te njollave, te cilat jane shume te shpeshta gjate veres.