Mjeket ORL: Kujdes nga uji
E Shtune, 05 Korrik 2008
Temperaturat e larta dhe lageshtira e plazheve ka bere qe te dyfishohet numri i pacienteve, te cilet kane probleme me veshet. Sipas mjekeve specialiste ne polikliniken qendrore ne kryeqytet, gjate periudhes se veres eshte vene re dyndje e pacienteve, qe kane probleme dhe dhimbje te aparatit te degjimit. "Gjate periudhes se veres eshte vene re nje rritje e numrit te pacienteve, te cilet kane pasur probleme me veshet. Ajo qe ka qene edhe me dominuese dhe eshte vene re te te gjithe ka qene infeksioni i cili eshte shkaktuar nga lageshtira dhe temperaturat e larta", pohon mjeku i otorino-laringologjise ne polikliniken qendrore, Perparim Neziraj. Nderkohe ne simptomat kryesore jane dhimbjet te veshit te jashtem, te cilet kur acarohen dhe avancojne shkojne deri te veshi i mesem. Sipas mjekeve, faktoret kryesore qe ndikojne ne keto lloj acarimesh jane mikrobike dhe myqet. Por ajo qe eshte me e rendesishme, sipas tyre, jane qe keto te mos depertojne deri ne brendesi te veshit, pasi japin probleme te medha.