“Shteti na ka braktisur"
E Shtune, 05 Korrik 2008
Familja e nje polici te vrare, tre vjet me pare ne Libofshe te Fierit, ndersa mblidhte armet pa leje ne kete zone, nuk ka marre ende shperblim dhe vleresim nga shteti. Vetem nje prej vajzave te te ndjerit ka arritur te perfitoje nje pension prej 6 mije lekesh te reja ne muaj, por asgje me teper, ndersa ligji parashikon 4 milione leke te reja per policet e vrare ne krye te detyres dhe asistence per familjen.
"Nuk kam marre pensionin e premtuar nga shteti per tre femijet, pas vdekjes se bashkeshortit ne krye te detyres", eshte shprehur dje, per gazeten "KJ", Margarita, e veja e Llambi Bardhit. Sipas saj, menjehere pas ngjarjes tragjike, Pushteti Vendor e Qendror, por edhe Ministria e Brendshme, jane shprehur se do ta ndihmonin financiarisht familjen. Nderkohe, e veja e policit te vrare tregon se i vetmi pension qe ka mundur te perfitoje eshte ai i vajzes se vogel, qe arrin shumen e 6000 lekeve. Pervec bashkeshortes se policit te vrare, ankesen per heshtjen e organeve kompetente ne lidhje me pensionin e familjes Bardhi, e ngrene edhe te afermit e te ndjerit. Ajo qe i vret me shume ata eshte nderi i mohuar. Nikollaq Bardhi, i vellai, ne nje prononcim per gazeten thote se, "ceshtja e Gerdecit dhe numri i larte i policeve te vrare ne krye te detyres ka vonuar edhe nderin e mohuar te Llambi Bardhit". Per afro nje vit, komisioni i vleresimit te figurave ne Ministrine e Mbrojtjes nuk ka funksionuar e per rrjedhoje eshte shtuar numri i dosjeve qe do te shqyrtonte. "Ne si vellezer e te afert kishim deshiren qe ne kete trevjetor te nderonim vellane tone me ate titull qe e meriton", thote Nikollaq Bardhi, vellai i viktimes. Sipas tij, kete kerkese duhet ta bente pikerisht Drejtoria e Policise se Fierit. "Por, ne fakt, kjo e fundit as qe na ka orientuar per procedurat e duhura si te afermit e policit Bardhi. Dosja ka kaluar ne Keshillin e Qarkut dhe prej dy vjetesh ka zene pluhur ne Komisionin e Vleresimit te Figurave qe eshte ne Ministrine e Mbrojtjes, komision qe me pas do ta dergoje dosjen ne Ministrine e Brendshme", shprehet Nikollaqi, i vellai i Llambi Bardhit, policit te vrare ne krye te detyres.
Sipas vellait te policit te vrare, konfirmohet se ish-drejtori i meparshem i Policise se Shtetit, Bajram Ibraj, ka shprehur angazhim te vecante per familjen, nderkohe qe pas largimit te tij, asnje ndihme nuk eshte akorduar per familjen me tre femije dhe bashkeshorten e Llambi Bardhit. Te afermit do te mblidhen per te kujtuar me 19 korrik Llambin, qe u vra ne krye te detyres. Nderkohe nga burimet zyrtare te policise behet e ditur se autori i vrasjes se policit Llambi Bardhi ne krye te detyres ka qene nje bashkefshatar i viktimes, i cili ne ate kohe eshte denuar me 25 vjet burg. Autori quhet Petraq Gega dhe prej vitesh ka nje konflikt per ceshtje pronesie me nje fqinj te tijin. Ka qene kjo arsyeja qe polici Llambi ka kryer detyren, duke i sekuestruar armen e gjahut qe Gega mbante ne shtepi pa leje, por, per fat te keq, ky i fundit pikerisht me kete arme ka qelluar mbi policin, duke i shkaktuar dhe vdekjen gjate vitit 2005. Kontrolli ne banese ka ardhur pikerisht pas denoncimit te nje prej banoreve te Libofshes per kercenim ne lidhje me ceshtjen e pronesise. Por, gjate ketij procesi, Gega ka qelluar Bardhin per vdekje.
Llambi Bardhi, i cili regjistronte me shume se 26 vjet pune ne Policine e Shtetit, u vra tre vjet me pare, me 19 korrik te vitit 2005, teksa ishte duke mbledhur armet pa leje ne zonen qe mbulonte, ne Libofshe te Fierit.
Xhemil Beharaj