Perleshje mes shqiptaresh e serbesh
E Shtune, 05 Korrik 2008
MITROVICE - Konfrontim fizik i banoreve shqiptare dhe atyre serbe ne fshatin Suhadoll te Mitrovices. Konflikti qe perfundoi ne gjuajtje guresh kunder njeri-tjetrit, nisi pasi nje grup serbesh qelloi disa punetore shqiptare, qe po kryenin punimet e hapjes se kanaleve te ujesjellesit. Incidentin e perleshjes me gure ne mes te serbeve dhe shqiptareve e kane konfirmuar edhe zyrtare te policise ne Mitrovice. Serbe te fshatit Suhadoll te Eperm, kane penguar punimet ne hapjen e kanalit te ujesjellesit per fshatrat Gushafc, Vinarc dhe Vinarce i Eperm te banuara me shqiptare. Sipas serbeve te tubuar, punimet mund te vazhdojne vetem kur kryetari i Komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi, te ulet dhe bisedoje per kete problem me kryetarin e Komunes Serbe te Mitrovices te dale nga zgjedhjet serbe. Zedhenesi i policise ne Mitrovice, Besim Hoti, ka theksuar se incidenti ne Suhodoll ka filluar pak pas ores 10. Sipas tij, serbet e revoltuar kane filluar te gjuajne me gure punekryesit, si dhe shqiptaret qe ishin tubuar. Pas kesaj, edhe shqiptaret jane kunderpergjigjur me gure.
Si pasoje e gjuajtjeve, disa banore shqiptare te Suhodollit kane pesuar lendime te lehta dhe kane kerkuar ndihmen mjekesore ne Mitrovice. Hoti ka theksuar se gjate ketij incidenti nuk ka pasur te arrestuar. Per qetesimin e situates kane marre pjese njesi te policise nderkombetare, KFOR-i. Kjo eshte e pesta here qe punimet nderpriten per shkak te reagimit te serbeve.