Athina, pro pavaresise se Kosoves
E Shtune, 05 Korrik 2008
Presidenti i Greqise, Karolos Papulias, tha dje se vendi i tij po ben hapa te vegjel dhe te kujdesshem ne drejtim te njohjes se pavaresise se Kosoves. Ai e beri kete deklarate gjate nje vizite zyrtare ne Austri. Duke iu referuar Ballkanit Perendimor, Papulias evidentoi mbeshtetjen e te dyja paleve per integrimin e vendeve te rajonit ne Bashkimin Evropian.
"Ne ua premtuam integrimin dhe duhet te jemi te besueshem, duke e mbajtur premtimin", tha Papulias. Sa i perket Kosoves, ai tha se Greqia po e ndjek situaten me shume kujdes, pasi konsideron qe ky eshte nje problem vecanerisht i ndjeshem. "Greqia po e ndjek situaten me shume kujdes, pasi konsideron qe ky eshte nje problem vecanerisht i ndjeshem", theksoi Papulias. Greqia eshte nga vendet qe nuk e kane njohur ende pavaresine e Kosoves. Eshte hera e pare qe nje zyrtar i larte grek konfirmon qartazi prirjen e Athines per te njohur pavaresine e Kosoves. Deri tani qendrimi zyrtar ka qene qe cdo vendim lidhur me njohjen ose jo te pavaresise se Kosoves do te merret duke pasur per baze interesat kombetare te Greqise.