Kakome, "Club Med" marreveshje me pronaret
E Shtune, 05 Korrik 2008
Pas tre vjet pengesash nga banoret vendas te Kakomese, investitoret e "Club Med" jane duke perparuar ne drejtim te ndertimit te nje fshati turistik ne jug te vendit, Kakome, njoftoi dje agjencia e lajmeve ballkanike "Ballkan Insight". Sipas kesaj agjencie, kompania franceze "Club Med" ka njoftuar, nje dite me pare, se ka arritur nje marreveshje me banoret e Kakomese, ne themel te se ciles eshte berja e tyre aksionere ne resortin qe do te ndertohet. Kompania ka ne plan te ndertoje nje kompleks prej 350 vilash, 220 kilometra larg nga Tirana. Projekti pritet te kete nje kosto prej 75 milione eurosh dhe fshati turistik do te shtrihet ne nje hapesire prej 700 mije metrash katrore dhe me kapacitete prej 700 krevate. Resorti parashikohet te funksionoje per nje periudhe 10- mujore per cdo vit dhe do te perfshije, notin, aktivitete te ndryshme sportive etj. Kakomeja eshte nje gji i vogel dhe i kthjellet deti, ne afersi te qytetit te Sarandes, rrethuar nga nje lugine e bukur ujembajtese dhe pyje e male ne thellesi. Ndersa, "Club Mediterane" eshte nje nder firmat me te njohura ne bote, e cila operon ne fushen e turizmit.