Buxheti shtese, "sakrifikohen" projektet e vogla
E Shtune, 05 Korrik 2008
TIRANE - Per gjashtemujorin e dyte te vitit do te rishperndahen si shpenzime buxhetore dhe 300 milione dollare, por gjysma e tyre duket se do te jene rishperndarje te fondeve qe nuk kane mundur te shpenzohen ne pjesen e pare te vitit, sipas programit buxhetor 2008. Ministria e Financave eshte ne pergatitje te buxhetit shtese, i cili pritet te marre miratimin nga qeveria gjate ketij muaji. Eshte bere tradite tashme rishikimi i buxhetit ne mes te vitit financiar, me qellim rialokimin e shpenzimeve dhe te te ardhurave te realizuar teper ne projekte qe kane ecuri te mire punimesh.
Nga tejkalimet e te ardhurave nga tatimet dhe doganat, por edhe nga burime te tjera, jane akumuluar rreth 14 miliarde leke, sipas burimeve te Ministrise Financave, ndersa pjesa tjeter e fondeve, qe plotesojne 300 milione dollaret, jane shpenzime te parealizuara sipas programit te shpenzimeve te llogaritura per vitin 2008. Keshtu, Ministria e Financave ka bere nje "skaner" te shpenzimeve dhe ka vendosur qe pjesa me e madhe e fondeve te buxhetit do te shkojne per infrastrukturen rrugore, sidomos per perpjekjet e medha te tilla si rruga Durres-Kukes dhe rruge te tjera nacionale, pergjate rivieres shqiptare. Projektbuxheti shtese eshte ende ne fazen e programimit, por financat do te kanalizojne fondet qe ishin akorduar ne disa projekte te vogla, por qe nuk ishin realizuar per t'i kaluar ato ne investimin e projekteve madhe te infrastruktures te perfshira edhe ne prioritete kombetare. Gjithashtu, nje pjese e fondeve qe do te rishperndahen do te perdoren per shlyerjen e borxhit. Ne kete buxhet, gjysma e te ardhurave jane rezultat i privatizimit te ndermarrjes se prodhimit dhe perpunimit te naftes, ARMO. Kompania u shit pak kohe me pare, kundrejt nje vlere prej 125 milione euro. Pjesa qe do te investohet ne infrastrukture jane rreth 63 milione euro, te cilat pritet te shkojne per financimin e disa akseve nacionale, ne te cilat po vazhdojne punimet. Ndersa pjesa tjeter, prej 62 milione eurosh, do te shkoje per shlyerjen e borxhit. Kjo skeme perdorimi e te ardhurave nga privatizimi eshte rekomanduar nga Fondi Monetar Nderkombetar.
Pavaresisht disa reformave ne sektorin e shpenzimeve, perseri niveli i tyre vazhdon te jete shume me i ulet se programi, karakteristike kjo e muajve te pare te vitit. Deri me tani, sipas burimeve ne financa, jane shpenzuar vetem 120 milione dollare nga programi 1 miliard dollare i parashikuar kete vit. Sipas kesaj logjike, i bie qe per pjesen e dyte te vitit te shpenzohen edhe 900 milione dollare te tjeter. Pengese per kete qellim, sipas te njejtave burime, jane bere procedurat e gjata te tendereve. Ligji i ri i prokurimeve u jep te drejten e ankimimit firmave, keshtu qe krijohen vonesa ne procesin e tenderimeve dhe per pasoje edhe ne procesin e investimeve te programuara. Ne te vetmin objekt qe puna ka ecur sipas parashikimeve eshte autostrada e re Durres-Kukes, ku punon konsorciumi "Bechtel-Enka". Sipas pasoje e kesaj situate, Banka e Shqiperise ka konstatuar se, qeveria ka operuar mire me te ardhurat e programuara ne buxhet, por jo me shpenzimet. Banka konfirmon se grumbullimi i te ardhurave ka ndjekur nje prirje ne rritje, nderkohe qe shpenzimet per investime, per kete periudhe te vitit kane pesuar tkurrje ne krahasim me nje vit me pare.
Blerina Hoxha