PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Buxheti i 2009 me ligj te ri


E Shtune, 05 Korrik 2008

Rishikimi i buxhetit ne mes te vitit eshte rezultat i keshillave te Fondit Monetar Nderkombetar, te cilesuara edhe ne marreveshjen aktuale me qeverine. Deri para pese vitesh, Fondi e kishte perqendruar konsulencen e tij ne realizimin e te ardhurave buxhetore, te cilat paraqiteshin te brishta ne shume sektore. Mire me konsolidimin e te ardhurave vemendja u zhvendos te shpenzimet publike. Ne kete kuader, u hartua edhe nje projektligj i ri, mbi te cilin do te formulohet buxheti i 2009. Baza e re ligjore synon ngritjen e nje themeli procedural per nje lidhje me te mire te buxhetit me politikat, permes institucionalizimit te programit buxhetor afatmesem, si dhe ndarjen e qarte te pergjegjesive dhe llogaridhenies se aktoreve pjesemarres ne procesin e menaxhimit te shpenzimeve publike. Keshtu shperndarja e investimeve do te behet, jo sipas dikastereve, por sipas projekteve. Permiresimet ne ligjin organik te buxhetit te shtetit, synojne me teper transparence ne shpenzimet me fondet publike per te luftuar korrupsionin dhe rritjen e eficences se perdorimit te ketyre fondeve.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika