PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Nis shperndarja e huave te "buta"


E Shtune, 05 Korrik 2008

Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit ka vleresuar 35 subjekte, fituese te subvencionit per normen baze te kredise, qe do te marrin per zbatimin e projekteve te tyre ne sektorin e bujqesise. Drejtori i Projektit 2KR, Ferdi Brahushi, qe menaxhon projektin e subvencionimit, tha dje se, "nje risi tjeter e projektit per vitin 2008 eshte dhe subvencionimi i normes se interesit per kredite qe perdoren per veprimtarite bujqesore, ku pritet te perfitojne kompanite qe grumbullojne, ruajne dhe perpunojne produkte bujqesore dhe blegtorale, shoqerite e prodhimit dhe tregtimit ne bujqesi, te regjistruara sipas ligjit aktual." Sipas tij, 35 subjektet pritet te perfundojne kontraten me bankat dhe MBUMK qe do te financojne normat e kredive jo me te vogla se 10 milione leke dhe interesi qe subvencionohet per nje kredi nuk mund te jete me shume se 2 milione leke. Nderkohe, zbatuesit e projektit "Rritja e Prodhimit Ushqimor 2KR", kane shperndare deri tani ne shkalle vendi, 262 milione leke, ose 54% te fondit.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika