Forcohet vlera e lekut
E Shtune, 05 Korrik 2008
Efektet sezonale te turizmit kane filluar te ndjehen edhe ne tregun e kembimit, ku monedha vendase leku ka filluar te forcohet prej dyndjes se euros ne tregje. Valuta e perbashket e BE, euro, ka kushtuar dje ne tregun e lire 121,8 nga 122,4 qe ka qene javen e kaluar. Agjencite e kembimit valutor kane lajmeruar se, shkak per kete renie te euros ne raport me lekun eshte bere rritja e ofertes per euro keto dite, per shkak se kane filluar turistet e pare nga Kosova, por edhe nga Evropa. Te dhenat qe ka publikuar Ministria e Turizmit tregojne se, numri i pergjithshem i vizitoreve te huaj gjate periudhes janar-maj 2008 arriti ne 581723 persona me nje rritje 21% krahasuar me vitin 2007. Hyrja ne Shqiperi me rruge tokesore ishte ne masen 70% dhe numrin me te madh e perbejne evropianet, me rreth 90 per qind te totalit te turisteve. Per here te pare vitin qe shkoi turizmi u ngjit ne krye te klasifikimit per sa i perket prurjeve valutore ne ekonomine vendase nga jashte me rreth 1 miliard euro. Vlerat monetare, qe u perfituan kaluan dergesat e emigranteve, te ardhurat nga eksportet dhe te ardhurat qe futen nga investimet.