Nano nuk ka leke te mbushi telefonin
E Merkure, 09 Korrik 2008
Duke qene se rralle preferon te jete pjese e seancave plenare, ish-kryeministri Fatos Nano terheq shpesh vemendjen e politikaneve ne ditet qe vendos te jete ne Kuvend. Dhe kete radhe, prania e tij ka rene ne sy edhe te Kryeministrit Sali Berisha. I njohur per natyren e tij serioze, kete radhe Kryeministri ka perdorur nje batute kundrejt Nanos. Sapo ka pare, qe ish-kryetari i PS-se ka qene ne sallen e Kuvendit, zoti Berisha i eshte drejtuar me fjalet: "Ke humbur fare, perse nuk me ke bere nje telefonate?!". Dhe Nano i eshte pergjigjur: "Nuk kam pasur leke te mbushja telefonin". Natyrisht, qe ky shkembim batutash ka kaluar me te qeshura ne gjithe sallen e Kuvendit. Ndersa pas seances, Fatos Nano ka preferuar te konsumoje nje kafe me koleget socialiste, mes te cileve Gramoz Ruci, Andis Harasani, Qemal Minxhozi, Valentina Leskaj etj. Por, duket se qendrimi i Fatos Nanos ne Kuvend edhe kete here ka qene i shkurter. Mesojme se tashme ai eshte nisur me pushime drejt Greqise, ndonese punimet e Kuvendit vazhdojne deri ne fund te muajit.