PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Rama-Brace

Rama-Brace "sherr" ne Kryesi mbi te berin opozite

Oli Xhilaga
E Merkure, 09 Korrik 2008

Rikthehen debatet ne forumet drejtuese te Partise Socialiste. Keshtu, mbledhja e djeshme e Kryesise se kesaj partie ka nxjerre ne pah pakenaqesite mbi menyren e te berit opozite. I mbledhur ne Durres, ky forum trajtoi disa ceshtje te rendesishme, lidhur me funksionimin e strukturave drejtuese te Partise Socialiste dhe koordinimin e axhendes politike te saj. Nje nga pikat e rendit te dites se kesaj mbledhjeje ishte analiza per zhvillimin e procesit zgjedhor ne organizatat e partise, nga sekretari Organizativ, Blendi Klosi. Por, burime prane ketij takimi bene me dije se pergjate parashtrimit te gjithe analizes per zhvillimin e procesit zgjedhor ne organizatat socialiste, deputeti Klosi ngriti dhe disa shqetesime te vete militanteve te kesaj partie. Konkretisht, menyra e dobet e te berit opozite nga kjo parti, qendrimi jo i forte i saj mbi tragjedine e Gerdecit, si dhe nje sqarim mbi deklaratat e kryetarit te PS-se, Edi Rama, mbi thirrjen per bashkim pertej te majtes dhe te djathtes. Ardhur ne kete pike, deputeti socialist, njekohesisht nenkryetar i Grupit parlamentar te PS-se, Erion Brace, nuk ka vonuar te nderhyje, duke i kerkuar kryetarit te selise roze qe "Partia Socialiste te mos bashkepunoje me me Partine Demokratike", sikurse ndodhi me bashkimin e votave ne Kuvend per ndryshimin e rregullores. Njekohesisht, pakenaqesia me e madhe per socialistin Brace kishte te bente me qendrimin jo te forte te opozites ndaj mazhororaces qeverisese sa i takon tragjedise se Gerdecit. Por, kreu socialist, Edi Rama, i eshte pergjigjur me nje qendrim krejt te prere, duke vene theksin ne faktin se "PS nuk ka bashkepunuar me PD, por bashkepunimi do te jete vetem per Kodin Elektoral". Madje, ne kete linje, kryetari Rama ka kerkuar qe te gjitha problemet te shtrohen brenda organizatave socialiste. Njekohesisht, krahas Klosit, i cili parashtroi shqetesimet e militanteve socialiste, dhe deputetet anetare te Kryesise, Arta Dade dhe Ermelin Meksi, kerkuan sqarime mbi keto ceshtje. Duke e cilesuar si te pavend qendrimin e ketyre dy anetareve te kryesise, se bashku me nderhyrjen e deputetit Brace, kryetari Rama ka bere nje permbledhje te filozofise qe perfaqeson ne vetvete politika e re e lincuar prej tij, e cila, sipas tij, ne baze dhe te nje sondazhi te zhvilluar, ka rezultuar mjaft produktive, duke fituar mjaft pike ne publik. Madje, per Ramen me ane te kesaj politike jane bashkuar rreth PS-se mjaft shqiptare, te cilet jane te lekundur sa i takon bindjeve politike. Nderkaq, ne vijim te kesaj mbledhje ka marre fjalen dhe sekretari per Ceshtjet Ligjore dhe Koordinimin ne PS, Fatmir Xhafaj, i cili informoi te gjitha anetaret e kryesise lidhur me zhvillimin e aksionit politik "Dialog me Shqiperine" dhe ecurine e procesit per hartimin e programit elektoral dhe qeverises te Partise Socialiste te Shqiperise. Gjithashtu sekretari per ceshtjet ligjore ne PS, Xhafaj, informoi kete forum per ecurine e punes per pergatitjen e kodit zgjedhor, qe eshte nje nga ceshtjet me te rendesishme politike te momentit. Gjate fjales se tij, Xhafaj ka kerkuar qe ky forum t'i jape mandatin grupit te punes te vijoje me tej, por qe nga ana tjeter, duke shprehur vullnetin e palekundur te PS-se per ta mbyllur ne fund te muajit kodin e ri elektoral, sekretari socialist ka vene ne dukje nje fare hezitimi te shfaqur nga kampi i djathte per ta mbeshtetur PS-ne ne kete pike. Njekohesisht, nje pike e rendesishme e ndryshimeve ne Kod, ajo e koalicioneve parazgjedhore, duke se PS i ka dhene zgjidhjen e saj. Sipas Xhafes, PS do te jete per, koalicionet e perbera, duke i dhene mundesi keshtu aleateve apo ish-aleateve te saj te majte, te kene te hapur bashkepunimin me PS dhe para zgjedhjeve te pergjithshme.


Komento artikullin | Shiko komentet (10 komente)
Te Tjera nga rubrika