Berisha: Na duhet konsensusi i PS-se per "Spiunet"
Fatjona Mejdini
E Merkure, 09 Korrik 2008
Kryeministri Berisha kerkon qe drafti i Partise Demokratike "Per pastertine e figurave te zyrtareve te larte, te administrates dhe te zgjedhurve" te marre ne Kuvend edhe votat e Partise Socialiste. Ne mbledhjen e djeshme me dyer te mbyllura te Partise Demokratike, kreu i qeverise, Berisha, njekohesisht lideri i PD-se, u kerkoi deputeteve demokrate te benin cdo perpjekje per te gjetur konsensus ne Komisionin e Ligjeve me deputetet e PS-se, sepse mazhoranca nuk mund ta votonte e vetme kete nisme. Sipas Berishes, hapja e dosjeve per ish-bashkepunetoret e sigurimit ishte nje ceshtje delikate dhe nje ligj i rendesishem dhe per kete duhej bashkepunimi me opoziten. Po keshtu, perpara medieve, Kryeministri Berisha e ftoj opoziten te ishte e hapur dhe serioze ne diskutimin e ketij projekti ne komision. Nga ana tjeter, Berisha kritikoi edhe qendrimin e mbajtur deri tani nga Partia Socialiste, ne lidhje me kete nisme. Kreu i qeverise e ftoi liderin e PS-se qe te shkeputej njehere e mire nga e kaluara komuniste qe kishte kjo parti.
"Sot lidershipi i saj nuk eshte ish-nomenklatura e vjeter. Shume prej tyre jane te rinj, te cilet duhet te bashkoheshin ne kete nisme dhe u takonte atyre te faktonin reformimin dhe vendosmerine e tyre per t'u shkeputur nga faqja me e zeze dhe tragjike e historise sone kombetare, qe kishte nje pergjegjes Partine e Punes dhe diktatorin", deklaroi Berisha ne mbledhjen e Grupit te PD-se. Ne mbledhje, Berisha u kerkoi edhe deputeteve te grupit te tij te kishin me perparesi shqyrtimin e kesaj nisme, ne menyre qe ne fillim te vitit 2009 komisioni per verifikimin e figurave te ishte ne gjendje pune. Ne kete menyre pritet qe perpara zgjedhjeve te vitit te ardhshem kandidaturat per deputet te kene mundesine te verifikohen ne lidhje me pastertine e figures se tyre, prane ketij komisioni. Po keshtu ne mbledhjen me dyer te mbyllura te grupit parlamentar te PD-se u theksua se kjo parti duhej te paraqitej me draftin e saj fillestar dhe me pas ne Komisionin e Ligjeve, deputetet e PD-se, Aleksander Biberaj dhe Fatos Hoxha, do te kishin mundesi per te paraqitur aty edhe amendimet e tyre ne lidhje me kete draft. Ne mbledhjen e djeshme te grupit prej oresh deputetet demokrate paten mundesine per te diskutuar ne lidhje me kete nisme te rendesishme. Ne diskutimet e deputeteve te grupit me te madh te mazhorances u theksua se ligji per pastertine e figurave duhet te denonte ne radhe te pare persekutoret dhe rekrutoret e ish-bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit. Ne fjalen e tij, Kryeministri Berisha theksoi se hapja e dosjeve eshte nje borxh ndaj te gjithe qytetareve shqiptare, te cilet perreth 50 vjet ishin persekutuar nga regjimi komunist ne vend.