PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Gjykata pa zedhenes dhe punonjes sigurie


E Enjte, 04 Shtator 2008

Tirane - Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, ndermerr reformen ne Gjykaten e Tiranes. Gjykata do te jete pa zedhenes shtypi dhe punonjes te sigurise. Reforma prek 7 organika ne kete institucion, te cilat kreu i dikasterit i ka cilesuar te panevojshme. Urdhri mban daten 22 gusht te ketij viti, numer protokolli 5895 dhe eshte derguar ne Gjykaten e Tiranes gjate momentit kur gjyqtaret dhe pjesa e administrates ishte ende me pushimet verore. Shtatori pritej te ishte muaji i ndryshimeve ne Gjykaten e Faktit ne kryeqytet. Reforma ka startuar jo vetem me ndryshimin e sekretareve te gjyqtareve, por kete here me ndryshime ne organiken e saj.

Sipas urdhrit te perpiluar nga Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, ne strukturen e gjykates nuk do te kete me zedhenes per marredheniet me publikun, ekonomist, roje sigurie dhe inspektore personeli. Gjithashtu me ndertimin e godines se Gjykates Administrative, e cila do te jete me zyra ne katin e katert te Gjykates se Tiranes, 15 gjyqtaret e ceshtjeve penale, nga data 13 deri ne 15 shtator duhet te levizin me zyra ne godinen e vjeter te Gjykates se Krimeve te Renda. Ndersa keta te fundit do te shperngulen me zyra ne godinen e re, e cila sapo ka perfunduar. Ndersa 30 gjyqtaret e tjere do te vazhdojne normalisht detyren e tyre ne Gjykaten e Faktit. Sipas vendimit te marre nga Alibeaj, me ndarjen e re te institucionit gjyqesor ne dy pjese, ne ate penalen, e cila do te jete larg asaj civile, ne sallat e proceseve nuk do te kete me punonjes sigurie te gjykates. Por detyra qe ata kryenin me pare, do te realizohet nga punonjesit e policise, te cilet jane te pranishem neper seancat gjyqesore.

Burime nga Gjykata e Tiranes thane dje per gazeten se edhe disa muaj me pare, nepermjet nje tjeter urdhri te nxjerre nga vete ministri, ishte shkurtuar nga organika vendi i punes se arketares dhe magazinierit. Shkurtimi i organikes ne kete gjykate, sipas personelit te saj pritet te sjelle edhe te meta. Nje nga anet e dukshme do te jete edhe faqja elektronike e kesaj gjykate, per mirembajtjen e te ciles kujdesej vete zedhenesja e shtypit, e cila eshte larguar nga detyra sipas organikes se re. Per ndryshimet te cilat jane bere me urdhrin e ministrit, kryetari i Gjykates se Tiranes, Albert Mece, ka bere me dije dje se ndryshimet ne organike jane kompetence e Kancelarise se gjykates. Ai ka shpjeguar se pjese e largimit nga detyra kane qene edhe disa sekretare, largime te cilat kane ardhur si zgjedhje e sekretareve, qe kane vendosur te largohen nga detyra e tyre per nje pune me te mire. Gjithashtu Mece eshte shprehur se ne Gjykaten e Faktit, vetem gjate periudhes janar- korrik te ketij viti jane shqyrtuar 18 mije ceshtje civile dhe penale. Ndersa vetem keto tre dite pune, ne gjykate kane mberritur per gjykim plot 400 ceshtje, nje pjese e te cilave jane hedhur edhe ne shortin elektronik. Mbi 80 milione leke eshte shuma e te ardhurave qe i ka sjelle buxhetit te shtetit gjate ketij 6 mujori te pare zhvillimi i proceseve gjyqesore. Sipas kryegjyqtarit Mece, edhe pse shuma e ardhurave eshte e konsiderueshme, nga ana e Ministrise se Financave, gjykata nuk ka perfituar perqindjen qe iu takon me ligj. Ne mes te muajit shtator gjykata do te ndahet ne dy pjese, ndersa do te kete nje drejtues te saj. Problemi qe do ta haset shpesh pritet te jete vetem vula e kryetarit, i cili do te jete me zyre ne Gjykaten e Faktit, godine ne te cilen do te gjykohen vetem ceshtje civile. Muaj me pare ministri Alibeaj kishte paralajmeruar ndryshime ne institucion per shkak te mosfunksionimit te disa pjeseve te gjykates dhe problemeve te hasura.



15 Gjyqtare Penale do te levizin me zyra ne gjykaten tjeter, ndersa 30 gjyqtaret e tjere do te qendrojne ne Gjykaten e Tiranes, e cila do te jete vetem per proceset civile, sipas ndryshimeve te bera dite me pare nga ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj.

Ndryshimet ne gjyqesor

"Pallati i Drejtesise" do te bashkoje gjyqtaret penale te Shkalles se Pare ne kryeqytet. Transferimi i gjyqtareve te Gjykates se Tiranes, prane atyre te Krimeve te Renda, ka pasur si qellim eliminimin e shtyrjeve te pafundme te gjyqeve per shkak te avokateve mbrojtes, por edhe levizja e te paraburgosurve te cilet ndodhen ne Burgun 313, prania e te cileve ne salla do te realizohet nepermjet tunelit te nendheshem qe lidh gjykaten me burgun.



Ndryshimet

15 gjyqtare penale do te transferohen

Shkurtohet vendi i inspektorit te personelit

Shkurtohet vendi i zedhenesit per shtyp

Shtohet nje sekretare

Shkurtohet vendi i ekonomistes

Shkurtohet vendi i arketares

Shkurtohet vendi i magazinierit

Shkurtohet vendi i punonjesit te sigurise

R.Caushaj


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika