PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

UT, celen masterat per 15 dege


E Enjte, 04 Shtator 2008

TIRANE - Te diplomuarit e pare sipas sistemit 3-vjecar te Bolonjes nuk rrezikojne qe te mbeten pa pjesen tjeter, 2-vjecare. Kjo pasi Keshilli i Ministrave vendosi ne mbledhjen e djeshme qe te miratoje hapjen e programeve te studimeve te Ciklit te Dyte ne Universitetin e Tiranes per vitin akademik 2008-2009. sipas vendimit, perfitojne te gjithe ata qe sapo jane diplomuar. Kesisoj, frika e ketyre te fundit se shkollimi i tyre mund te mbetej "i cunguar" merr fund. Ata duhet te pergatiten te regjistrohen.

Masterat

Programet e studimit te Ciklit te Dyte, ose sic njihen ndryshe masterat, do te fillojne qe kete vit akademik. Pavaresisht vonesave ne kurrikula qe i rrezikonin keto studime, dje gjithcka mori fund, pasi qeveria hapi driten jeshile per brezin e pare te te diplomuarve te Bolonjes. Kohezgjatja normale e secilit program studimi do te jete dy vjet, me 120 kredite. Pra, 60 kredite per nje vit akademik. Gjithsej, sipas vendimit te Keshillit te Ministrave studimet e ciklit te dyte do te kryhen ne 15 dege, me 20 profile te ndryshme. Aktualisht mendohet se kurrikulat per keto studime jane bere gati, bazuar ne pervojen e Universitetit te Tiranes dhe nevojat qe ka tregu aktual dhe ne perspektive i punes. Ne kete cikel studimesh angazhohen vetem pedagoge me tituj apo grada shkencore, nderkohe qe jane marre masat per laboratoret, ku do te kryhen seminaret, e vecanerisht praktika.

Tarifat

Ne vendim nuk saktesohet dicka ne lidhje me tarifat per keto studime, e megjithate, Ministria e Arsimit ka premtuar se ato nuk do ta kalojne koston e studimeve. Mendohet qe nje vit master te kushtoje 150 mije leke te rinj, gje e cila ka hasur ne kundershtimin e te rinjve, pasi kjo tarife do te limitonte numrin e atyre qe do te kene mundesi per te vazhduar me tej thellimin e njohurive te tyre. Sipas relacionit te Keshillit te Ministrave, projektvendimi nuk sjell rritje te efekteve financiare ne buxhet. Ndersa ende nuk jane detajuar kuotat e pranimit ne kete cikel studimesh apo ndonje kriter i mundshem. Pak kohe me pare dekani i Fakultetit te Historise dhe Filologjise hodhi idene qe Ciklin e dyte te studimeve te larta, 2-vjecarin, duhet ta ndjekin sa me shume te rinj". Si per te perligjur deklaraten e bere ne lidhje me "liberalizimin" e masterave, dekani i Fakultetit te Historise dhe Filologjise ka bere me dije se jane percaktuar tashme kurrikulat qe do te ndjekin studentet. "Ne jemi per heqjen e kufizimeve, gje e cila do te pengonte te rinjte qe te conin me tej studimet e tyre", ka deklaruar dekani.

Debati per subvencionimin e tarifes

Nje grup te sapodiplomuarish ne ciklin e pare te studimeve, protestuan dy muaj me pare ne lidhje me tarifen 15 mije lekeshe te pritshme. Kandidatet per Master ia kane shtruar kete shqetesim drejtuesve te fakulteteve perkatese, por ata nuk kane ditur t'u japin zgjidhje, pervecse sugjerime. Keshtu, dekanet dhe pedagoget e thjeshte i kane keshilluar maturantet qe te nderhyjne prane qeverise me ane te strukturave te tyre perfaqesuese, qe nje pjese e tarifes te subvencionohet nga shteti. Ata kane sugjeruar qe tarifa per Master-in te jete jo me e larte se sa tarifa e shkollimit qe studentet paguajne aktualisht, por nese kjo nuk ndodh, atehere studentet duhet te kembengulin prane qeverise per subvencionimin e pjesshem te kesaj tarife.



Te dhena mbi masterat:

2 vjet do te zgjase nje master ne UT

120, numri i krediteve per dy vjet

15 programe studimesh do te celin master

20 profile, ne dispozicion te kandidateve



3 programe studimi do te celin master ne UPT

7 profile, ne dispozicion te kandidateve



Ne Fakultetin e Shkencave te Natyres:

Programi i studimit "Biologji mjedisore", ne perfundim te te cilit leshohet, diplome e nivelit te dyte, DND, ne biologji mjedisore

Programi i studimit "Biologji molekulare", ne perfundim te te cilit leshohet, diplome e nivelit te dyte, DND, ne biologji molekulare;

Programi i studimit "Fizike", ne perfundim te te cilit leshohet, diplome e nivelit te dyte, DND, ne fizike;

Programi i studimit "Bioteknologji molekulare dhe industriale", ne perfundim te te cilit leshohet, diplome e nivelit te dyte, DND, ne bioteknologji molekulare dhe industriale;

Programi i studimit "Kimia industriale dhe mjedisore", ne perfundim te te cilit leshohet, diplome e nivelit te dyte, DND, ne kimi industriale dhe mjedisore;

vi) Programi i studimit "Inxhinieria e proceseve kimike", ne perfundim te te cilit leshohet, diplome e nivelit te dyte, DND, ne inxhinierine e proceseve kimike.



Ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja:

Programi i studimit "Gjuhe dhe komunikim nderkulturor e turistik", ne perfundim te te cilit leshohet, diplome e nivelit te dyte, DND, ne gjuhe dhe komunikim nderkulturor e turistik;

Programi i studimit "Perkthim teknik-letrar dhe interpretim", ne perfundim te te cilit leshohet, diplome e nivelit te dyte, DND, ne perkthim teknik-letrar dhe interpretim;



Programin e studimit "Gjuhesi", me profile:

- Gjuhesi e sotme

- Gjuhesi historike.

Ne perfundim te ketij programi, do te leshohen diplomat e meposhtme:



• Diplome e nivelit te dyte, DND, ne gjuhesi, me profil gjuhesi e sotme;

• Diplome e nivelit te dyte, DND, ne gjuhesi, me profil, gjuhesi historike.





Ne Fakultetin Histori Filologji:

Programi i studimit "Histori", ne perfundim te te cilit leshohet, diplome e nivelit te dyte, DND, ne histori;

Programi i studimit "Arkeologji", ne perfundim te te cilit leshohet, diplome e nivelit te dyte, DND, ne arkeologji;

Programi i studimit "Trashegimi kulturore", ne perfundim te te cilit leshohet, diplome e nivelit te dyte, DND, ne trashegimi kulturore;

Programi i studimit "Marredhenie nderkombetare", ne perfundim te te cilit leshohet, diplome e nivelit te dyte, DND, ne marredhenie nderkombetare;

Programi i studimit "Gazetari", me profile:



Marredhenie publike;

Gazetari evropiane dhe nderkombetare;

Komunikimi nderkulturor;

Marketing mediatik;

Drejtimi dhe menaxhimi i mediave.



Ne perfundim te ketij programi, do te leshohen diplomat e meposhtme:



Diplome e nivelit te dyte, DND, ne gazetari, me profil marredhenie publike;

Diplome e nivelit te dyte, DND, ne gazetari, me profil gazetari evropiane dhe nderkombetare;

Diplome e nivelit te dyte, DND, ne gazetari, me profil komunikimi nderkulturor;

Diplome e nivelit te dyte, DND, ne gazetari, me profil marketing mediatik;

Diplome e nivelit te dyte, DND, ne gazetari, me profil drejtimi dhe menaxhimi i mediave.



Ne Fakultetin e Shkencave Sociale:



Programi i studimit "Perkatesi gjinore dhe zhvillim", ne perfundim te te cilit leshohet, diplome e nivelit te dyte, DND, ne perkatesi gjinore dhe zhvillim.










Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika