Zjarret/ Flaket rrezikojne pompat, digjet shtepia
E Enjte, 04 Shtator 2008
Dy zjarre qe kane shperthyer dje ne mesdite ne Peqin dhe Vlore kane vene ne rrezik pompat e ujit, ndersa nje banese u shkrumbua teresisht. Prane zones ku ndodheshin pompat kane shkuar forcat zjarrfikese dhe police te komisariatit te Peqinit qe kane shuar flaket pas nje ore. Me pas gjendja eshte vene nen kontroll. Nga te dhenat paraprake rezulton se zjarri ka shkrumbuar 1 hektare me shkurre dhe pisha. Ndersa ne Vlore nje banese u perfshi nga flaket si pasoje e djegies se nje siperfaqeje me pyll e kullote. Nderhyrja e zjarrfikesve ka qene e kote, pasi objekti eshte djegur teresisht brenda disa minutave. Zjarret kete vit kane shkaktuar qindra hektare me pyje e kullote te djegur, ndersa deme ka pasur ne bageti e banesa.
F.S.