 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Atentati, 50 mije euro per killerat
E Enjte, 04 Shtator 2008
Durres- Ekzekutimi ne qender te Durresit i Arjan Saliut i ka kushtuar 50 mije euro nga kasaforta urdheruesit qe mbetet ende misterioz. Policia e Durresit ka cuar numrin e te shoqeruarve ne 50 persona, ndersa kane vijuar edhe kontrollet e banesave. Persona qe njiheshin si "ushtare" te se ashtuquajtures "Banda e Durresit" jane mbajtur per 10 ore ne qelite e paraburgimit, ndersa jane kryer survejime e pergjime per te mberthyer ekzekutoret. Hetuesit kane arritur ne perfundimin se vellai i Klodian dhe Ndricim Saliut eshte hequr qafe nga killera profesioniste qe per disa dite kane ndjekur levizjet e 37 vjecarit neper qytet. Dy autoret mendohet te jene paguar nga 25 mije euro secili, ndersa konsiderohen si te rekrutuar dhe te panjohur me pare. Pothuajse te gjithe te shoqeruarit kane nxjerre alibi te ndryshme, duke lene te kuptohet se nuk kane qene te perfshire direkt ne kete krim.
Pistat
Nje nga pistat e policise vendore eshte gjetja e dy killerave jashte vendit, ne Maqedoni ose ne Kosove. Fakti qe askush nuk ka arritur t'i njohe si fytyra, megjithese mbanin skafandra ne koke, apo zhdukja pa gjurme pas krimit, ka lene te kuptohet per hetuesit se ekzekutoret nuk jane nga Shqiperia. Ashtu sikurse ne tre atentatet e deshtuara ndaj Lulzim Berishes, kur te dyshuarit qe e plagosen ishin nga Kosova, kurse shuma e premtuar shkonte nga 80-150 mije euro. Burime nga policia e Durresit thane se per momentin nuk ka asnje te ndaluar ne qelite e paraburgimit per vrasjen e Arjan Saliut dhe plagosjen e Denis Hoxhes. Megjithese kane arritur te zbulojne elemente qe te cojne drejt skemes se kryerjes se krimit, gjetja dhe kapja e autoreve duket e veshtire.
Hetimet
Qe prej dy ditesh kompanive celulare ne Tirane u eshte kerkuar qe te zbardhin te gjitha bisedat e te dyshuarve te kryera diten e atentatit mafioz prane stadiumit te qytetit. Per secilin nga 50 te shoqeruarit eshte mbajtur shenim numri i telefonit dhe pritet zbardhja e tabulateve per te gjitha bisedat e kryera. Po keshtu agjentet mbajne nen survejim disa kontigjente qe kane qene edhe me pare si te dyshuar apo te shoqeruar per krimet e "Bandes se Durresit". Policia nuk ka arritur te zbuloje ende armen e krimit automatik tip "Scorpion" dhe motorin "Scooter" me te cilin leviznin te atentatoret. Nen vezhgim mbahen edhe te arrestuarit Lulzim Berisha e Indrit Taullai, ne Burgun 313, qe njihen si kundershtare te hershem te Klodian Saliut, vellezerve te tij dhe kreut te grupit rival, Indrit Dokles.
Arjani i shpetoi atentatit ne 2007
Per grupin hetimor nuk ka me paqartesi per motivet e ekzekutimit te Arjan Saliut. Zbrazja e 30 plumbave, nga te cilet vetem dy preken makinen dhe drejtuesin e saj qe u plagos, te tjeret pothuajse sharruan 37 vjecarin qe gjendej ne vendin e pasagjerit. Objektivi ka qene pikerisht Saliu, i cili nje vit me pare i kishte shpetuar atentatit 200 metra larg drejtorise se policise, por plumbat vrane Ndricimin, i cili nuk rezultonte i perzier ne grup.
Hakmarrjet
"Rivalitet dhe hakmarrje", e cilesuan ekspertet shkakun e atentatit mafioz, rrjedhe e ekzekutimeve te pergjakshme mes grupeve te nisura qe prej vitit 1998. Atentati i te henes ishte i 11 qe perfundonte me te vdekur, ndersa shtate te tjere kane shenuar te plagosur, mes te cileve nje here Lulzim Berisha.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
|
|
|