PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Tenton te vrase djemte per gruan e dyte


E Enjte, 04 Shtator 2008

Fier- Kumbullat i hane baballaret, dhembet u mpihen djemve. Kjo shprehje e urte duket se ka gjetur vend ne familjen Aliaj, ne fshatin Ferras te komunes Levan. Enver Aliaj eshte arrestuar per tentativen e vrasjes se dy djemve te tij mbremjen e se martes, ndersa ka zbrazur bresheri kallashnikovi ne drejtim te tyre, po per fat te mire pa shenuar te lenduar. Shkak i zbrazjes se 20 fishekeve ka qene pikerisht gruaja e dyte e 60-vjecarit, por qe njekohesisht ishte dhe ish-bashkeshortja e nipit te tij. Pasi Florina ka vendosur te ndahet me djalin e vellait te Enverit, eshte martuar me kete te fundit. Por kunder kesaj kurore kane qene dy djemte, Altin dhe Artur Aliaj. Mbremjen e se martes, rreth ores 18:00 kishte nisur edhe nje grindje mes dy nuseve dhe "vjehrres", qe me pas ka perfunduar me bresherite e kallashnikovit. Policia e Fierit tha dje per gazeten se arrestoi Enver Aliaj per tentative vrasjeje dhe armembajtje pa leje. Ndersa gruaja e tij, Florina 43-vjecare, tregon historine e marteses per gazeten "KJ".

"Une vete jam nga Vlora dhe ne vitin 2004 u martova me Baftjar Aliaj, nipin e Enverit. U ndava me te sepse ai vidhte ne fshat dhe martesa zgjati vetem 5 muaj. Enveri me propozoi per martese dhe une pranova", rrefen ajo. Pas tre vitesh te lidhjes ne kurore thote se eshte edhe tre muajsh shtatzene me 60-vjecarin, nderkohe qe pohon se dy djemte e burrit dhe nuset e tyre nuk e duan dhe kane qene kunder kesaj martese. "Nuset me akuzuan per hajdute dhe ky ka qene shkaku i zenkes, kurse Enveri ne gjaknxehtesi qelloi me arme, por nuk deshi t'i vriste", perfundon Florina.

Xh.Beharaj


Komento artikullin | Shiko komentet (7 komente)
Te Tjera nga rubrika