PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Haredin Kuci: Kosova nuk zbaton reciprocitetin


E Enjte, 04 Shtator 2008

Qeveria e Kosoves thote se nuk do t'i kunderpergjigjet Maqedonise me venien e taksave prej 5 eurosh per kalimin e kufirit shteteror me kete vend dhe nuk parasheh masa te njejta as ndaj Bosnjes, e cila nuk i njeh fare pasaportat e Kosoves. Zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci, eshte shprehur dje se disa nga vendet fqinje po bejne balance jo te drejta ne raportet e tyre mes Kosoves dhe Serbise, politika keto, qe, sipas tij, nuk jane ne trendet e zhvillimeve evropiane, qe si qellim kane integrimet dhe jo izolimin. "Mendoj se balancet nuk jane te mira, nuk jane te drejta dhe nuk jane ne trendet e zhvillimeve nderkombetare. Te gjitha vendet perreth nesh tentojne te anetaresohen ne BE dhe duhet te shkojne drejt proceseve integruese dhe jo drejt proceseve qe krijojne ndarje te reja etnike apo jane burim per konflikte te reja", deklaroi Kuci. Sipas tij, gjerat do te levizin, ndoshta ka nje hamendje momentale, por ne te ardhmen e afert cdo gje do te jete e qarte. Po ne lidhje me kunderpergjigjen e Kosoves, zevendeskryeministri kosovar, thote se qeveria e ka shqyrtuar kete mundesi, por nuk ka vendosur qe te sillet njesoj me disa nga vendet e rajonit, pasi qe konsideron se ato jane joproduktive dhe nuk perkojne me kohen moderne. "Kosova do te jete e matur dhe nuk do ta veme taksen per qytetaret e Maqedonise. Kjo per dy arsye; e para, nuk deshirojme qe ta kufizojme apo ta ngadalesojme qarkullimin e lire te individeve, te mallrave, te sherbimeve apo kapitalit dhe arsyeja e dyte eshte se shumica e qytetareve qe vijne nga Maqedonia jane shqiptare nga ky vend dhe besoj se nuk kemi nevoje qe te bejme taksa per ta", thekson Kuci. Njohja e pavaresise eshte ceshtja qe ndikon ne zbatimin e politikave individuale te secilit shtet ndaj Kosoves dhe qytetareve te saj.

Politika te dyfishta ndaj qytetareve te Kosoves

Venia e taksave nga Shkupi per qytetaret e Kosoves qe kalojne kufirin e Maqedonise, mosnjohja e pasaportave te Republikes se Kosoves nga Bosnja e Hercegovina, apo edhe mosnjohja e pavaresise nga fqinjet, si Maqedonia e Mali i Zi, sipas Prishtines, jane edhe si rezultat i politikave te dyfishta qe keto vende kane ndaj Kosoves, gje qe eshte denuar nga zyrtaret e shtetit te ri.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika