Hyseni, mbeshtetje nga Shqiperia per Kosoven
E Enjte, 04 Shtator 2008
TIRANE - Ministri i Puneve te Jashtme te Kosoves, Skender Hyseni zhvilloi diten e djeshme takime me perfaqesuesit me te larte te shtetit shqiptare. Keshtu krye diplomati kosovar takoi dje kryeministrin Berisha, homologun shqiptar, Lulezim Basha dhe kreun e shtetit, Bamir Topi. Ne takimin me kryeministrin Berisha, Hysni shprehu edhe falenderimet e tij dhe te popullit te Kosoves per perkushtimin dhe perkrahjen personale dhe institucionale qe Kryeministri Berisha i ka dhene pavaresise se Kosoves. Ministri i Puneve te Jashtme te Kosoves e informoi Kryeministrin Berisha per zhvillimet dhe punen qe po behet per te ecur perpara ne njohjen nderkombetare te Kosoves, duke vleresuar se perkushtimi i Shqiperise ka qene dhe mbetet jashtezakonisht i rendesishem ne kete drejtim. Nga ana e tij kryeministri Berisha theksoi se rikonfigurimi UNMIK-ut dhe procesi i transferimit te kompetencave tek institucionet e Kosoves dhe misioni i EULEX eshte nje arritje e rendesishme ashtu si edhe miratimi i Kushtetutes se Kosoves. Ne takimin e ministrit te Kosoves me ministrin e Jashtem, Lulezim Basha u fol ne lidhje me zhvillimet ne Kosove dhe rajon, ecurine e procesit te njohjes se Kosoves, bashkerendimin e axhendave diplomatike, ndihmen dhe mbeshtetja per konsolidimin e institucioneve te Kosoves. Duke evidentuar progresin e dukshem te Kosoves ne kuader te njohjes se pavaresise se saj, dy ministrat shprehen angazhimin maksimal per koordinimin e veprimtarise diplomatike ne funksion te konsolidimit te shtetit te ri te Kosoves ne arenen nderkombetare. Ministri Basha theksoi se dy vendet tona ndajne vlerat e komunitetit euroatlantik dhe evropian dhe perbejne nje platforme te sigurte te zgjerimit dhe konsolidimit te ketyre vlerave ne Evropen juglindore.
Fatjona Mejdini