"Shqiperi-Kosove, bashke per procesin e integrimit"
E Enjte, 04 Shtator 2008
Kryetari i PS-se, Edi Rama priti dje ne nje takim te vecante kryetarin e Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj, ne kuader te vizites disaditore qe ai po zhvillon ne Tirane. Ne kete takim mes Rames dhe Haradinaj u diskutuan ceshtje qe kane te bejne me proceset integruese te Shqiperise dhe te Kosoves. Ne fjalen e tij, kreu i PS-se, Rama shprehu angazhimin per partise qe drejton dhe te tijin personal per te vazhduar lobimin per njohjen e shtetit te ri te Kosoves. Nga e tij Haradinaj falenderoi Ramen per kontributin qe PS ka dhene ne proceset qe cuan drejt pavaresise se Kosoves. Gjithashtu, kreu i AAK-se shpalosi disa nga angazhimet e forces politike, si nje opozite konstruktive ne Kosove per te inkurajuar qeverine aktuale per te permbushur objektivat qe ajo ka ne fazen e ngritjes se shtetit te ri demokratik. "Jam i kenaqur qe pata kete takim, per te biseduar per tema qe na preokupojne ne Kosove, Shqiperi dhe po ashtu per te pare menyrat dhe rruget, per te punuar me mire per njerezit", deklaroi Ramush Haradinaj ne fjalen e tij. Ne kete takim merrnin pjese anetare te delegacionit qe shoqeron Haradinaj dhe Sekretarja e Marredhenieve me Jashte ne PS, Arta Dade. Kreu i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj dy dite me pare zhvilloi nje takim edhe me kryeministrin, Sali Berisha dhe dje me presidentin Bamir Topi.