PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Polici "ekologjike", rrit lule ne makinat e bllokuara


E Enjte, 04 Shtator 2008



Misioni i policise konsiderohet "i shenjte" per vete faktin se vihet ne mbrojtje te jetes dhe prones se qytetareve. Ne rastin qe kemi marre ne trajtim, ndonese behet fjale per Policine Rrugore, ne te vertete konstatohet se eshte shnderruar ne polici "Ekologjike".

Sic duket qartazi dhe ne keto foto, nje numer i madh automjetesh jane vendosur mu ne trotuaret perbri Komisariatit te Policise Rrugore te Tiranes. Keshtu, kjo polici, ka bere nje "lume" shkeljesh:

Se pari ka zaptuar pa kurrfare te drejte trotuaret qe jane prone publike dhe nevojiten per levizjen e kembesoreve (perdoruesit e segmenteve rrugore)

Se dyti provokojne aksidente qe perfshine kembesoret, per vete faktin se makinat qe po kalben pasi jane konfiskuar s'dihet si dhe pse nga qytetaret, pengojne plotesisht kalimin e qytetareve qe jane te detyruar te pershkojne rrugen ku kalojne makinat, ndonese Policia Rrugore e di fort mire se keto rruge jane per perdoruesit me mjete motorike;

Se treti, nje tufe njerezish qe jane gjobitur (dhe Rrugoret kete e bejne pa kursim) ne kryeqytet, detyrohen te shtrengohen e te shtrengohen ne radhet pafund prane nje pike postare qe eshte hapur prane Rrugoreve, enkas per te vjelur gjobat e pambarimta te policise. Ata te tregojne se jane te detyruar te rrine per minuta te tera pritjeje per te paguar gjobat dhe kamatat e tyre, fare prane kalbesirave qe dikur ishin makina dhe qe pas incidenteve apo shkaqeve te tjera, u bllokuan dhe sot gjenden pikerisht ne trotuarin prane Policise Rrugore.

Se katerti, policia eshte kujdesur te jete dhe "ekologjike". Ne keto makina, sic duket qarte ne fotot, kane lindur dhe jane rritur goxha, barishte deri dhe minipeme, qe policia sigurisht nuk i sheh, sepse eshte e zene, ndoshta per te shtuar dhe ca te tjera ne ndonje meter trotuar qe mund te kete mbetur bosh, diku pas pikes qe "perlan" gjobat dhe kamatat".


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika