Shqiperia ne pikiate, e 102-ta
E Enjte, 04 Shtator 2008
Kombetarja shqiptare vazhdon te humbase terren ne renditjen e pergjithshme te FIFA-s. Ne klasifikimin e publikuar diten e djeshme, Kombetarja kuqezi ka humbur nje tjeter pozicion, pavaresisht se ne ndeshjen kunder Lihtenshtejnit arriti te fitoje me rezultatin 2-0. Tashme kuqezinjte e shikojne veten ne vendin e 102-te, pas Austrise qe ka fituar 2 pozicione. Kombetarja shqiptare ka humbur plot 7 pike gjate muajit te fundit dhe ne total ka 352 pike. Nderkohe, rreziku me i afert per kuqezinjte ne renditje eshte Mozambiku, qe ndodhet nje pike poshte kuqezinjve, pasi muajin e fundit ka fituar 10 pike. Kundershtari i radhes, Suedia, renditet ne vendin e 31-te me 775 pike dhe 5 pozicione me poshte se muaji i kaluar. I vetmi kundershtar i grupit tone qe renditet poshte nesh eshte Malta ne vendin e 133-te, ndersa Hungaria renditet ne vendin e 50-te. Kreu i klasifikimit te renditjes se FIFA-s vazhdon te mbahet nga Spanja kampione Evrope. Iberiket udheheqin me 1565 pike, te ndjekur nga Italia qe ka fituar nje pozicion me 1339 pike dhe Gjermania me 1329 pike.