PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kengetaret shqiptare, te gjitha si Rihana


E Shtune, 06 Shtator 2008

Njerezit e artit dhe te ekranit jane pa dyshim te paret, qe preken nga tendencat e fundit te modes. Jane gjithashtu te paret, qe preferojne te luajne me imazhin, e madje edhe te ndryshojne shpesh. Eshte kjo nje kerkese e kohes, e profesionit qe kane, e fansave qe duan t'i shohin gjithmone ne forme e natyrisht edhe nje kenaqesi e vetvetes. Nuk do ta kishim gjetur kete kendveshtrim, qe i lidhte kengetaret tona, nese do e kishim kerkuar. Por krejt rastesisht fotot e tyre na sollen nder mend edhe ngjashmerite, qe lidhin imazhin aktual te disave prej tyre. Ndoshta asgje nuk i lidh ne muziken qe kendojne, ndoshta asgje nuk i lidh ne natyren dhe imazhin qe secila prej tyre ka, por modeli i flokeve i bashkon ne nje pike. Nuk duam te flasim per imitime dhe as vjedhje stilesh. Secila prej tyre ne menyre te vetvetishme na kujton Rihanen dhe ndikimin qe percoi ajo ne kryeqytetin shqiptar, megjithate secila vazhdon te ruaje identitetin duke zgjedhur nje element ndryshe. Dikush me nje fije me te gjate e nje tjeter me nje ane me te shkurter, ja si kane zgjedhur te shfaqen gjate veres, qe lame pas disa nga kengetaret tona.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika