Jonida, ne variantin biond
E Shtune, 06 Shtator 2008
Ne fillim te veres paparazzi yne fokusoi pamjet e saj me look-un e ri. Floket e kuqe u shnderruan ne bionde. Ne fakt Jonida Maliqi eshte nga ato femra, qe i ka provuar thuajse te gjitha ngjyrat ne floket e saj dhe per hir te se vertetes duhet te pranojme, qe gjithmone eshte ne gjendje te na surprizoje. Megjithate e dime se sa e dhene eshte Jonida pas pamjes, ndaj tashme qe kemi hyre ne stinen e vjeshtes, presim serish ndryshimin e radhes. Nga ana tjeter, qysh ne momentin qe ndryshoi stilin e flokeve, kengetarja nisi t'i pershtaste look-ut te ri edhe veshjet e duhura. Vera qe lame pas, na e prezantoi Joniden me sportive, me pantallona te gjera dhe sandale te sheshta. Edhe pse kishte synuar, qe me pamjen e saj te ishte krejt ndryshe nga kengetarja brune Rihana, ajo nuk arriti t'i shpetonte krahasimit.